Lajme

Lajmi i mirë për ata që blejnë automjete

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 24 September 2018

Grupi Punues për Ligjin e Automjeteve e ka miratuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për heqjen e mases ndëshkuese ndaj qytetarëve, të cilët janë obliguar të regjistrojnë nga e para automjetin e blerë.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj.

Sipas tij, tani me bartjen e pronësisë bartet edhe regjistrimi pa pasur nevojë të paguajnë taksa shtesë.

-Advertisement-

“Deputetët në shërbim të qytetarit, ky është misioni i tyre”, ka shkruar deputeti Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera