“Millosheviqi i është shitur Tribunalit të Hagës për 10 milionë dollarë”
Autori: Gazeta inFokus
21:09 | 18 September 2018
Publicisti serb Miroslav Lazanski në rts ka bërë një pohim, “shokues” thotë portali “kurir”, pasi sipas tij, ish – kryetari i Serbisë dhe i akuzuari i Hagës për krime lufte në Kosovë, Sllobodan Millosheviq, Tribunalit të Hagës është shitur për 10 milionë dollarë!
Këtë informatë, po në këtë televizion e ka konfirmuar edhe avokati i njohur Toma Fila, i cili ka theksuar se njerëz nga kreu i shtetit shumë herë i kanë thënë se më 28 qershor 2001 është shitur dhe nuk është dorëzuar.
Lazanski në duelin televiziv me liderin e Partisë Liberale Demokratike të Serbisë Çedomir Jovanoviqin ka thënë se “është krejtësisht e qartë se dikush ka marrë para për kokën e Millosheviqit.
“E kanë shitur kryetarin Millosheviq! Ka ekzistuar çmimi 10 milionë dollarë. Kush i ka marrë ato para s’e di, por është e qartë se dikush i ka marrë, sepse po të mos i merrte do të bëhej i marrë. Milosheviqi është shitur kur e arriti çmimin më të lartë. Mu sikur është shitur Mlladiqi, mu sikur është shitur Karaxhiqi”, ka theksuar Lazanski pa përmendur se në kë dyshon nga ish-kreu i shtetit për shitje, transmeton Koha.net.
Këto pohime i ka bërë edhe avokati Toma Fila, duke theksuar se Millosheviqen “me shpejtës e paketuan dhe shitën“.
“Kam qenë me Millosheviqin në natën e arrestimit. Jam përpjekur t’ia shpëtoj kokën. Tre kryetarët, Millutinoviq, Gjingjiq dhe Koshtunica kanë nënshkruar se kurrë nuk ta dorëzojnë për shkak të Hagës. Kjo nuk të vlen për sonte, këta njerëz po të rrejnë i thashë … Nuk di nëse dikush ka marrë para, por kam dëgjuar nga rusët që Millosheviqi është shitur. Disa herë më kanë thënë: Kryetari juaj është shitur, nuk është dorëzuar”, ka thënë Fila.
Miroslav Lazanski, siç përcjell ky portal, ka përkujtuar se Departamenti amerikan i Shtetit, kishte shpallur shpërblim milionësh për kokën e Millosheviqit.
“Shpërblimi ekzistuar dhe nuk shtrohet pyetja nëse e ka marrë dikush, por kush i ka marrë paratë. Pos kësaj, Millosheviqi është dorëzuar 24 orë para se Kongresi amerikan të vendoste për ndihmë financiare ish – Jugosllavisë. Kusht për këtë ndihmë ka qenë që të dorëzohet Milloshqeviqi. Kjo ndihmë nuk ka lidhje me shpërblimin i cili ishte për disa individë në krye të pushtetit. 10 milionë dollarë janë ndarë ndërmjet disa vetave nga kreu i atëhershëm i DOS-it (Demokratska opozicija Srbije).
Çedomir Jovanoviq i ka përgënjeshtruar të gjitha këto:
“Millosheviqi i ka ditur të gjitha. Askush s’e ka mashtruar dhe nuk ka mundur ta mashtrojë kështu”, ka thënë Jovanoviq.

T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
































