Rozë

Era Istrefi largohet nga rrjetet sociale, tregon arsyen

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 14 September 2018

Ka disa muaj që këngëtarja shqiptare ka bërë një mungesë dhe duket se ka vendosur të shkëputet pak nga realiteti i rrjeteve sociale. Përveç periudhës kur ajo bëri një ndërhyrje kirurgjikale në apendesit, pjesën tjetër Era ka zgjedhur vetë të mungojë dhe arsyen e ka treguar në një video ku tregon se të qenurit jashtë vëmendjes është luks.

“Arsyeja pse nuk kam postuar shumë këto kohët e fundit lidhet tërësisht me këtë intervistë të një viti më parë. Të qenurit jashtë vëmendjes është luks. I kam dhënë vetes kohë për t’u shëruar pas operacionit dhe për t’u përqendruar tek ajo që më bën vërtet të lumtur, që më bën të ndihem njeri. Gëzoj shëndet të plotë dhe ndihem gjithë energji pozitive, mirënjohëse dhe e bekuar. Mezi po pres të ndaj me ju planet e reja.” – ka përfunduar Era në një postim në profilin e saj në Instagram.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera