Avdyli: Edhe Edi Rama pjesë e pazareve për territorin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 06 September 2018
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që është i involuar në procesin e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Projekti i shkëmbimit të territoreve është projekt i Xhinxhiqit dhe i Vuçiqit, i ndihmuar edhe nga Edi Rama që është i kyçur në këtë pazar”, ka thënë Avdyli, në infomagazinë.
“Pjesë e pazareve është edhe Edi Rama që është në kontakt me Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqin”.
“Vuçiq po i thotë opinionin e tij para të gjithëve: Neve na more Kosovën, tash për t’i përmirësuar marrëdhëniet, duhet të na ktheni diçka dhe ky kthim është veriu”.
Avdyli ka thënë se subjekti politik që i takon nuk është kundër që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën.
“Mund të them publikisht se krejt LDK dhe krejt populli do ta përkrahim idenë që dikush të na e kthejë Preshevën, por nuk jemi gati që të falim toka. Serbia na ka borxh shumë tokë neve. Pse duhet t’i japim akoma”
“Hashim Thaçi po bën lojë me fjalë dhe Haradinaj po bjen pre e Hashim Thaçit. Mendoj Serbia nuk i jep Kosovës asgjë është e interesuar vetëm të marrë. Është e interesuar ta krijojë një Kosovë jostabile. Serbia po arrin ta kthejë Kosovën para vitit 2008. Neve duhet të na njeh Serbia, të anëtarësohemi në OBK dhe NATO dhe pastaj mund të flasim”.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...