Lajme

Mustafa flet për diagnozën dhe trajtimin

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 03 September 2018

Ish-kryeministri i Kosovës shpjegoi në Rubikon për sëmundjen, diagnozën dhe trajtimin.

Më 7 janar të këtij viti, Mustafa tha se u ballafaqua me plogështim të sistemit muskulor dhe menjëherë të nesërmen u drejtua në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

“E konsideroj fitore të shëndetësisë kosovare pasi arritën menjëherë të nesërmen ta japin diagnozën e drejtë. Për një sindrom të infektimit të sistemit periferik nervor që në gjuhë shëndetësore është ‘Guilain Barre Syndrome’”.

-Advertisement-

Rehabilitimin e bëri në Gjermani për tre muaj tjerë dhe tash po vazhdon me ushtrime fiziterapuetike të përditshme.

“Do të dëshiroja të shkojë më shpejt se që po shkon por me rëndësi është se ka përmirësime në të gjitha fushat dhe do të përmbyllet edhe kjo sfidë”, ka thënë ai.

Mustafa tha se ka spekulime për shkaktarët mirëpo nuk ka ndonjë konkludim të saktë se çka e solli një infektim të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera