Kjo është letra që Elez Blakaj u ka dërguar kolegëve para se të jepte dorëheqje
Autori: Gazeta inFokus
11:41 | 16 August 2018
Ish-prokurori Elez Blakaj, u ka shkruar kolegëve të tij një letër falënderimi, duke i njoftuar për arsyet e dhënies së dorëheqjes. Aty, tregon se nuk ka pasur kërcënime, por se karrierën do ta vazhdojë jashtë dhe brenda Kosovës, por jo më si pjesë e sistemit prokurorial. Insajderi sjell këtë letër e cila për herë të parë hedh dritë mbi vendimin e Blakajt për dorëheqje.
Prokurori Elez Blakaj u shkruan kolegëve letër lamtumire – tregon arsyet e dorëheqjes
Ish-prokurori Special, Elez Blakaj u ka dërguar kolegëve të tij të Prokurorisë një letër lamtumire me të cilën i ka falënderuar për bashkëpunimin dhe i ka njoftuar për të ardhmen e tij.
Insajderi e ka siguruar një kopjet të saj.
Blakaj, në këtë letër nuk ka përmendur kurrfarë kërcënimi dhe presioni, por ka treguar se tash e tutje karrierën e tij do ta vazhdojë kryesisht janë vendit. Në këtë letër me të cilën i është drejtuar në veçanti kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, ka treguar se më 11 korrik të këtij viti ka dorëzuar aktakuzën në rastin e veteranëve.
Blakaj, në këtë letër ka lënë të kuptohet se arsyet e dorëheqjes së tij kanë të bëjnë me të ardhmen e tij, e jo me ndonjë kërcënim për jetën e tij dhe të familjes.
“I nderuar kryeprokuror Millaku, ju njoftoj se që nga data 13. 08. 2018 nuk do të jem pjesë e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për të cilin fakt ju kam paralajmëruar para 5 javësh”, shkruan në hyrje të letrës në të cilën saktësohet se qysh para pesë javësh e kishte paralajmëruar largimin Prokuroria.
Blakaj, si prokuror Special, është zotuar se angazhimin e tij do ta vazhdojë në interes të vendit dhe drejtësisë.
“Të nderuar kolegë dhe kryeprokuror, për mua ka qenë një nderë i jashtëzakonshëm të ushtroj detyrën e prokurorit të shtetit dhe të jem pjesë e institucionit më të rëndësishëm të Republikës së Kosovës – Prokurorit të Shtetit, në veçanti këto vitet e fundit si pjesë e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pavarësisht sfidave të shumta”, ka shkruar Blakaj.
“Tani e tutje aktivitetin tim profesional do ta vazhdoj jashtë sistemit prokurorial, brenda dhe jashtë vendit, gjithmonë në interes të parimeve themelore për një sistem të drejtësisë me integritet”, vazhdon letra më tej!
Ai ka falënderuar kolegët për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve, në veçanti për rastin e veteranëve.
“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë kolegët me të cilët kemi bashkëpunuar gjatë tërë këtyre viteve, duke vlerësuar lartë ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe zyrtarëve ligjorë. Se sa është i rëndësishëm bashkëpunimi, në veçanti vlen të ceket bashkëpunimi dhe ndihma e palodhshme e disa prej kolegëve në 10 muajt e fundit, në njërin nga rastet më voluminoze dhe komplekse i quajtur si ‘Rasti i Veteranëve’, për të cilin rast nga 11 Korriku 2018, aktakuzën ia kam përcjell Kryeprokurorit Millaku”, shkruan Blakaj.
“Duke uruar që institucionet si Këshilli Prokurorial i Republikës së Kosovës dhe Prokurori i Shtetit të kenë sukses në misionin e tyre, ju uroj shëndet dhe suksese në punë! Ju përshëndes dhe shumë shpejtë do shihemi!”, përfundon ai.
Blakaj, tashmë i larguar nga Prokuroria ende nuk ka dhënë përgjigje për publikun për arsyet e vërteta të dorëheqjes. Në letrën drejtuar kolegëve nuk tregon ndonjë kërcënim apo presion, pos faktit që karrierën do ta vazhdojë jashtë vendit sistemit prokurorial, duke përmendur edhe largimin nga Kosova.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...

































