Prokurori special që dha dorëheqje po hetonte edhe manipulimet me lista të veteranëve
Autori: Gazeta inFokus
09:51 | 15 August 2018
Prokurori Elez Blakaj është raportuar se ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij si prokuror special në Prokurorinë e Shtetit. Përveç rasteve të terrorizmit që ka ndjekur në vitet e fundit, Blakaj ishte duke hetuar edhe manipulimet me listat e veteranëve.
Arsyet, sipas kësaj gazete, e thirrur në burime, janë kërcënimet të cilat ish-prokurori Special kishte marrë gjatë punës së tij.
“Blakaj vazhdimisht është ankuar se ka pranuar kërcënime gjatë kryerjes së detyrës së tij. Është ankuar edhe për mosofrim të mbrojtjes institucionale”, citon KD t’i ketë thënë një burim.
Elez Blakaj së fundi ishte duke hetuar manipulimet me listat e veteranëve të UÇK-së.
Por, ky ishte vetëm një nga rastet e rënda që ka hetuar i njëjti në vitet e fundit. Tashmë, ish-prokurori special ka ndjekur edhe disa nga rastet më të njohura që ndërlidheshin me terrorizëm.
Ai kishte ngritur aktakuzë të ngjashme edhe ndaj imamit kontrovers Shefqet Krasniqi, dhe grupeve e individëve të ndryshëm radikalë, shkruan Gazeta Express. Blakaj, para pak vitesh, akuzoi për rekrutim të terroristëve edhe ish-imamin gjilanas Zekria Qazimi dhe grupin e tij. Të njëjtit janë të dënuar për këto akuza, me vendim të plotfuqishëm, nga gjykata.
Vetë Elez Blakaj ende nuk është deklaruar për dorëheqjen.
Lexo edhe: Për shkak të kërcënimeve jep dorëheqje prokurori special, Elez Blakaj

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...


































