Rozë

Klipi “Shqipe” nga Tayna jo-origjinal? Skenat e tij ngjasojnë shumë me një nga klipet e Teyana Taylor

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 14 August 2018

Tayna është njëra ndër artistet më të reja në estradë, talenti i së cilës u spikat menjëherë nga publiku.

Ajo është pa diskutim njëra ndër reperet më të pëlqyera të kësaj vere, e krejt kjo falë stilin unik në të kënduar.

-Advertisement-

Tayna (Foto: YouTube)

“Columbiana” dhe “Shqipe” janë dy këngët hit të saj, të cilat janë realizuar edhe me klipe, ndërsa kanë shënuar shifra të larta klikimesh në YouTube.

Kur jemi te kënga e dytë, duket se klipi i saj nuk është edhe aq origjinal, kjo pasi shumica e skenave në të, ngjasojnë me atë të një videoje të publikuar në internet nga trajnerja e njohur e fituesit nga Amerika, Teyana Taylor.

Kjo e fundit, e kishte publikuar këtë video në janar, ndryshe nga Tayna e cila solli klipin “Shqipe” në qershor.

Vallëzimi, veshje she skenari i videos duken shumë të ngjashme, e ndërsa vet Tayna nuk është deklaruar nëse ka qenë apo jo e inspiruar nga Teyana për realizimin e këtij klipi.

Sido që të jetë, reperja kosovare është pa dyshim një nga emrat më të kërkuar gjatë muajve të verës në koncerte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera