Lajme

Gashi viziton lokalitetin arkeologjik në Dresnik

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 13 August 2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Lokalitetin e Dresnikut, në të cilin po bëhen gërmime arkeologjike nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.

Gashi e ka quajtur si një objekt të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, dhe ka thënë se si Ministri, do ta përkrahin këtë projekt në Dresnik, por edhe punimet arkeologjike në vendet tjera të Kosovës. Vitin 2018, ministri Gashi e ka quajtur viti i trashëgimisë kulturore.

Ndërsa Elvis Shala, udhëheqës këtij projekti, ka thënë se në bazë të të gjeturave, mendohet se ky lokalitet ka qenë Rezidencë e Perandorisë Romake.

-Advertisement-

Ai ka thënë se nëse financimi i projektit vazhdon, ky lokalitet do të shndërrohet në një pikë turistike. Ky projekt po financohet për të shtatin vit me radhë nga MKRS, dhe Gashi ka thënë se do të ndajnë edhe mjete shtesë sipas nevojës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera