Mekaniku rrëmben avionin, e përplas në një akt vetëvrasjeje
Autori: Gazeta inFokus
10:04 | 11 August 2018
Një mekanik “kamikaz” vodhi një avion pa pasagjerë të kompanisë ajrore “Horizon Airlines”, për t’u ngritur pa autorizim në fluturim nga Aeroporti ndërkombëtar “Sea-Tac”, derisa i ndjekur nga avionë ushtarakë përfundoi i rrëzuar pranë një ishulli të vogël në “Puget Sound” natën e së premtes, në Seattle të Shteteve të Bashkuara.
Të dhënat paraprake tregojnë se mekaniku 29-vjeçar rrëmbeu një avion “Horizon Air Q400”, ndërsa përplasja ndodhi për shkak se ai po bënte “manovra të pazakonta në ajër”, ose për “mungesë të aftësive të pilotimit”, deklaroi Departamenti i sherifëve të kantonit Pierce. Sipas zëdhënësit të policisë, Ed Troyer, personi vendosi thjesht të vriste veten, ndërsa përjashtoi mundësinë e lidhjes me terrorizmin, transmeton tch.
Një video e përfunduar në mediet lokale tregon avionin duke bërë manovra të rrezikshme dhe kthesa të pazakonta në agim. Dëshmitarë të rastit thonë se kanë parë aeroplanin të ndiqej nga avionë luftarakë të ushtrisë, përpara se ai të rrëzohej në ishullin Ketron, në jugperëndim të Tacomës, në Uashington.
Fatmirësisht, asnjë pasagjer nuk ishte në bordin e tji. Troyer shtoi gjithashtu se avionë “F-15” u ngritën në fluturim “brenda pak minutash” dhe se pilotët u përpoqën të ruanin “sigurinë e personave në tokë”.
Tashmë policia po ndërmerr një hetim mbi formimin e rezidentit të kantonit Pierce, emri i të cilit nuk bëhet momentalisht i ditur, si dhe për motivet e këtij akti.

T� tjera
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...






























