Kërkesa e PSD’së për dialogun nuk po gjen përkrahjen e opozitës
Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 08 August 2018
Kërkesa e Partisë Socialdemokrate (PSD) për seancë të jashtëzakonshme, për të debatuar për dialogun me Serbinë, është refuzuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, me arsyetimin se Kuvendi është në pushim.
Shpresa e vetme për PSD-në tash mbetet mbledhja e 40 nënshkrimeve të deputetëve. Për të bërë një gjë të tillë, PSD duhet të llogarisë në ndihmën e partive tjera opozitare.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu tha për Radion Evropa e Lirë se tashmë i kanë dërguar një kërkesë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për të nënshkruar këtë iniciativë.
Sipas tij, të gjitha partitë opozitare duhet të jenë bashkë për të ndalur presidentin Hashim Thaçi.
“Ne kemi propozuar që me dy të tretat e votave të Kuvendit të mandatohet ekipi. Dy të tretat e Kuvendit nuk mund të bëhet pa votat e opozitës. Pra, ne e kem dhënë rrugën se si ndalet zotëri Thaçi. E duke mos dhënë rrugë, por vetëm duke kritikuar dhe duke gjetur arsyetime aspak politike, atëherë në fakt po i shërbehet vazhdimit të kësaj katrahure nga kjo qeverisje dhe nga ky president”, tha Sejdiu.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë emergjencë që të ndërpriten pushimet e verës.
“Deputetët e Kuvendit janë çdo herë në punë në momentin kur ka nevojë për prezencën e tyre. Ne jemi aktualisht në pushimet e verës. Nuk kemi ndonjë arsye të jashtëzakonshme që të na vë në emergjencë”, thotë Veseli.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se kjo parti nuk do të mbështes ish-partiakët për këtë seancë të jashtëzakonshme. Sipas saj, PSD-ja duhet të ketë qasje më serioze.
“Pse ne konsiderojmë që ajo rezolutë e PSD-së është biletë për Thaçin në Bruksel, është pikërisht sepse e njëjta nuk e përjashton në asnjë prej pikave këtë person. Prandaj, ne e kundërshtojmë rezolutën në fjalë prandaj ne nuk mund t’i japim nënshkrimet për një rezolutë të tillë”, tha Haxhiu.
Mirëpo analisti i çështjeve politike nga Instituti Demokratik i Kosovës, Artan Murati, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka qenë e ngutshme shkuarja në pushim e deputetëve pa i dhënë një zgjidhje çështjes së dialogut me Serbinë.
Murati thotë se kjo situatë tregon edhe njëherë moskoordinimin mes grupeve parlamentare.
“Konsideroj që Kuvendi është se e nevojshme që të nxjerrë një rezolutë dhe mbi të gjitha të debatojë dhe të ketë një qëndrim të vetin sa i përket procesit të dialogut dhe kjo duhet të bëhet sa më shpejt. Nëse është nevoja edhe gjatë muajit gusht. Ndonëse me Rregullore të Punës së Kuvendit parashihet që muaji gusht të jetë pushim, nuk është e ndaluar që Kuvendi të funksionojë gjatë këtij muaji. Andaj nuk shoh asgjë të keqe nëse do të mbahej kjo seancë”, thotë Murati.
Për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend, rezoluta për dialogun me Serbinë, e propozuar nga Partia Socialdemokrate, nuk kishte marrë një epilog.
Ndërkaq, opozita vazhdon të mos jetë unike në qëndrimet e saj në lidhje me këtë rezolutë, por emëruesi i përbashkët ishte kërkesa që Kuvendi ta mandatojë një ekip përfaqësues në bisedimet me Serbinë, duke ia mohuar rolin prijës në këtë proces presidentit Hashim Thaçi.
Ky i fundit, i ka ftuar të gjithë përreth tij, mirëpo nuk ka dhënë asnjë sinjal se është i gatshëm që të lëshojë rolin e tij prijës në dialog.
Të tjera
-
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës
Delegacioni i Parlamentit të Serbisë, që ka marrë pjesë në mbledhjen e Asambl...
-
Gazetarja: Turistët nga Kosova “braktisin” Durrësin, shtohen rezervimet nga këto vende
Numri i madh i turistëve është kryefjala e këtij sezoni turistik në Shqipëri....
-
Presidentja Osmani merr një epitet te veçantë në familje
Presidentja Vjosa Osmani sot ka ndarë me ndjekësit e saj një lajmë të mirë. ...
-
Arrestohet dhe suspendohet një polic në Gjakovë, dyshohet për “Kano*je”
Një polic në Gjakovë është arrestuar dje, pasi i njëjti dyshohet se e ka krye...
-
“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot po qëndron për vizitë në Itali ku do ...
-
Opozita s’pritet të pajtohet për shpërndarje të Kuvendit
Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës s’pritet të gjejnë gjuhë të përbashkë...
-
Haradinaj kujton në përvjetorin e rënies së tyre, dëshmorët e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar në ...
-
Jakup Krasniqi e takon për herë të parë mbesën në Hagë
Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi e ka takuar për herë të parë mbesën e tij...
-
Gjobiten shoferët në Prizren, tejkaluan kufizimin e shpejtësisë
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ne Prizren ka hasur në shoferë të cilët në ...
-
Rama pritet me atmosferë mahnitëse nga shqiptarët në Milano
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamjet nga pallati i sportit...
-
Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen – MSH sqarohet
Pacientët në Kosovë janë të detyruar të lëvizin nga një barnatore në tjetrën ...
-
Klinika e Kirurgjisë Vaskulare vitin e kaluar kreu rreth 1 mijë e 300 operacione të suksesshme
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, ka bërë të ditur ...