“Tërbohet” Khabib: Do t’ia ndryshoj formën e fytyrës McGregorit!
Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 05 August 2018
Conor McGregor ka konfirmuar rikthimin e tij në UFC dhe përballjen me kampionin në fuqi për peshat e lehta, Khabib Nurmagomedov. Por ndeshja që do të zhvillohet më 6 tetor në Las Vegas, premton të jetë një spektakël i vërtetë pasi rusi ka deklaruar se ka ndërmend t’a “rikompozojë” fytyrën irlandezit.
“Famëkeqi”, siç është edhe nofka e McGregor, do të rifutet në kafaz për herë të parë që prej nëntorit 2016, kur mundi Eddie Alvarez për të fituar titullin e peshave të lehta. Që prej asaj kohe ai ka realizuar vetëm një ndeshje boksi me Floyd Mayweather ndërsa ka kaluar më shumë kohë me familjen, kryesisht me djalin e tij të vogël. McGregor u shkurorëzua një vit më parë nga UFC e më pas Nurmagomedov arriti të mundte Al Iaquninan për të marrë titullin kampion.
Një ditë më parë, rusi u tregua i gatshëm për t’u ndeshur me McGregor, por pretendon të fitojë edhe ai një shumë të majme nga gjithë kjo histori. “Nëse duan ta bëjnë ndeshje parash atëherë duhet të më paguajnë edhe mua”, tha Khabib.
“Shpresoj shumë që ndeshja të bëhet dhe mendoj se do të bëhet sepse unë dua që t’ia ndryshoj fytyrën këtij tipit. Dua vërtet ta takoj vetëm për vetëm në kafaz. Unë jam kampioni i pamposhtur i peshave të lehta. Nuk kam unë nevojë për të, ai ka nevojë për mua. Unë thjesht do ta hedh në tokë. Jo në raundin e parë, do ta bëj me qetësi”.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...