Shoqata e Prokurorëve: Kërcënimet nuk na ndalin në luftimin e krimeve
Autori: Gazeta inFokus
15:45 | 30 July 2018
Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, gjegjësisht, Bordi Drejtues, ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, me ç’rast ka shqyrtuar edhe rastin e kërcënimit ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Blerim Igrishta.
Shoqata e Prokurorëve të Kosovës duke reaguar rreth këtij rasti ka theksuar se sulmi ndaj prokurorëve ka për qëllim krijimin e presioneve dhe pasigurisë në luftën kundër dukurive negative dhe krimit përgjithësisht.
“Prokurorët e Shtetit të Kosovës vlerësojnë se trendi i presioneve dhe sulmeve ndaj punës së tyre, e sidomos rasti i fundit i sulmit ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Blerim Igrishta, është tërësisht i papranueshëm, i cili ka për qëllim frikësimin dhe pengimin e punës së prokurorëve, që janë duke kryer një punë jashtëzakonisht të suksesshme në luftimin e krimit të të gjitha formave. Sulmi ndaj prokurorëve ka për qëllim krijimin e presioneve dhe pasigurisë në luftën kundër dukurive negative, sepse kohëve të fundit është duke u bërë një punë shumë efikase në zgjidhjen e rasteve në drejtim të luftimit të krimit.
Shoqata e Prokurorëve të Kosovës bën me dije opinionit publik se asnjë presion, por as ky i fundit, nuk do ta ndalë punën e prokurorëve për ta luftuar krimin dhe grupet që e mbështesin atë, përkundrazi, rasti i fundit do të na mobilizojë edhe më shumë në misionin tonë,” thuhet në reagimin e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës.

T� tjera
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...




































