Lajme

Qeveria me fushatë informuese për transformim e FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 25 July 2018

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK),Burim Ramadanin.

Ky, sipas kryeministrit, e ka informuar atë për fushatën informuese që MFSK po mban te shtetet partnere për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Prita në takim zëvendësministrin e MFSK-së, Burim Ramadani, nga i cili u njoftova për kampanjën informuese të delegacionit të Qeverisë në shtetet partnere të vendit tonë për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Procesi i tranzicionit është në koordinim të plotë me aleatët tanë strategjikë. Kosova është e gatshme të kontribuojë për siguri në rajon e më gjerë”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera