Fun & Video

Aeroplani gjerman që besohet të jetë fundosur para 75 vitesh, gjendet në bregdetin grek i ruajtur në mënyrë të përkryer (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 18 July 2018

Një aeroplan gjerman që është gjetur në brigjet e ishullit grek Rodos, i ‘ruajtur në mënyrë të përkryer’ ka tejkaluar çdo pritje të hulumtuesve.

Fluturakja Junkers JU-52, që është shfrytëzuar nga forcat naziste për transport, u gjet nga njësitet speciale, 75 metra thellë në brigjet e detit Egje, transmeton Telegrafi.

Mbetet misterioze prania e aeroplanit, për arsyen se çfarë po kërkonte në atë zonë, megjithëse gjatë vitit 1943, në atë ishull ka pasur prani të gjermanëve dhe dyshohet se në momentin që u fundos, ishte duke transportuar trupa.

-Advertisement-

Ende nuk dihet se sa njerëz ishin në ekuipazh, apo arsyet e përfundimit në det, por thuhet se është në gjendje shumë të mirë dhe do të hulumtohet në detaje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera