Shëndetësi

Duhanpirësit rrezikohen nga rrahjet e parregullta të zemrës

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 12 July 2018

Duhanpirësit rrezikojnë deri 45 për qind të vuajnë nga rrahjet e parregullta të zemrës, tregojnë studimet e reja.

Për çdo dhjetë cigare në ditë, rreziku nga vuajtja e rrahjeve të parregullta rritet deri në 14 për qind, thuhet në një studim të publikuar sot, transmeton KosovaPress.

Autori i studimit Dagfinn Aune nga Kolegji Imperial në Londër tha se pirja e duhanit duhet të ndalet, ndërsa ata që dëshirojnë të pinë duhan për herë të parë, nuk duhet ta bëjnë këtë.

-Advertisement-

“Kemi gjetur se duhanpirësit janë më shumë të rrezikuar nga rrahjet e parregullta të zemrës, por rreziku reduktohet dukshëm nëse hiqet dorë nga pirja e duhanit”, tha ai.

Fibroza atriale ndikon deri në një në katër të rritur në Britaninë e Madhe dhe SHBA, dhe është përgjegjëse për deri 30 për qind të të gjitha sulmeve që kërcënojnë jetën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera