Ismaili thotë se furnizimi me barna është stabilizuar
Autori: Gazeta inFokus
14:56 | 11 July 2018
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka raportuar sot para Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, ku theksoi se furnizimi me barna është stabilizuar.
Ismaili tha se janë marrë të gjitha masat që furnizimi të stabilizohet dhe të ndërpritet avazi i vjetër i keq menaxhimit.“Në fund të vitit 2017, 70 për qind e barnave kanë qenë pa kontratë. Sot kemi 65 për qind të barnave me kontrata, 24 për qind janë në procedurë dhe kemi tërësisht një situatë tjetër në sektorin shëndetësor”, ka thënë ministri Ismaili.
“Konsideroj se sot mund të jemi të gjithë më krenar për faktin se kemi arritur një model të ri të qeverisjes në Ministri të Shëndetësisë. Edhe kemi ndërprerë një avaz të vjetër të keqmenaxhimit edhe kemi më shumë furnizim me barna. Madje, edhe po kursejmë buxhetin e shtetit. Vetëm në 30 produkte kemi kursyer rreth 1 milionë euro të buxhetit me metodat e reja të blerjes së barnave”, ka thënë ai.
Ismaili ka treguar se gjatë një jave në muajin qershor janë nënshkruar rreth 50 kontrata të reja për furnizim me barna dhe aktualisht kanë hyrë në fazën e fundit të nënshkrimit të të gjitha kontratave për barna dhe material shpenzues, të cilat shumica janë kontraktuar me çmime më të lira sesa kontratat paraprake.
Në këtë mes, ministri ka përmendur edhe Udhëzimi Administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave.
“Në bazë të këtij Udhëzimi janë krijuar disa mekanizma mbrojtës për institucionet publike në mënyrë që prokurimi i barnave të mos bëhet me çmime abuzive, por të jetë me çmime sa më të ulëta dhe kjo duke pasur referencë edhe shtetet e rajonit dhe ato evropiane”, ka treguar ai.
Më pas, ministri Uran Ismaili ka folur edhe revidimin e Listës Esenciale të Barnave e cila nuk është bërë nga viti 2012.“Kam kërkuar nga Zyra e OBSH në Prishtinë që të na ndihmojë në këtë proces me ekspertët e saj në mënyrë që versioni i radhës të hartohet duke u bazuar në standardet dhe praktikat më të mira të definuara nga kjo organizatë”, ka thënë ai.
Në raportimin e tij para Komisionit për Shëndetësi, ministri Ismaili ka folur edhe për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
“Gjatë këtyre muajve, 60 për qind e parakushteve për funksionim të Sigurimeve Shëndetësore janë përfunduar, duke përfshirë paketën bazë të përfitimeve, listën e shërbimeve pa pagesë, çmimet e shërbimeve, nivelet e bashkëpagesave etj”, ka thënë ai. Telegrafi

T� tjera
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
































