Microsoft qet në shitje tabletin Surface më të lirë ndonjëherë
Autori: Gazeta inFokus
20:50 | 10 July 2018
Surface Go është pajisja Surface më e lirë e Microsoftit deri tani, e cila vjen me çmim fillestar prej 399 dollarë.
Ky tablet i konvertueshëm hyn në konkurrencë me tabletët produktit siç janë Apple iPad dhe Samsung Galaxy Book.
Ky model i Microsoftit është i lehtë dhe i trashë 8.3 milimetra. Vjen me ekran 10-inç PixelSense e rezolucion prej 1,800 x 1,200 pikselë si dhe ofron mbështetje për lapsin Surface Pen. Surface Go, po ashtu, vjen me procesor Intel Pentium Gold 4415Y Kaby Lake.
Konstrukti i këtij tableti përbëhet nga magnezi dhe ky është modeli i parë Surface i cili vjen pa portin USB Type-A. Ka vetëm portin për USB 3.1 Gen 1 Type-C, Surface Connect dhe porti për kartelën microSD, si dhe portin 3.5 mm për kufjet.
Surface Go 4 GB RAM / 64 GB eMMC: 400 dollarë
Surface Go 8 GB RAM / 128 GB SSD: 550 dollarë
Tableti i ri Surface Go është në dispozicion me 4 ose 8 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memorie të brendshme. IR kamera është e vendosur në pjesën e përparme për Windows Hello dhe afër saj janë edhe altoparlantët Dolby Audio Premium, përcjell Koha.net. Do të ketë edhe versionin i cili do të ofrojë mbështetje për lidhjen 4G LTE, por në treg do të shfaqet më vonë këtë vit.
Surface Go mund të para-porositet nga tani, ndërsa dërgesat e para do të fillojnë më 2 gusht në Amerikën Veriore dhe në Evropë.
Me Surface Go do të vijnë edhe disa aksesorë, duke përfshirë Surface Go Signature Type Cover me ngjyrë të zezë (99 dollarë) dhe modelet me lëkurë Alcantara (129 dollarë). Po ashtu, në dispozicion është edhe miu Surface Mobile Mouse, i cili mund të lidhet përmes lidhjes Bluetooth (35 dollarë).

T� tjera
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...


































