Francë-Belgjikë, Kroaci-Angli; Në gjysmëfinale mund të ndodhë gjithçka!
Autori: Gazeta inFokus
12:03 | 08 July 2018
Anglia, Belgjika, Franca dhe Kroacia, sipas rendit alfabetik, janë skuadrat e mbetura që do të tentojnë të kapin fillimisht finalen, e më pas të ngrejnë trofeun e Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi, epilogu i së cilës do të mbyllet mbrëmjen e 15 korrikut në Moskë.Janë pikërisht këto 4 kombëtare, që për shkak të ecurisë në turneun e sivjetshëm, konsiderohen si 4 më të fortat e botës, por vetëm njëra prej tyre do të bëjë të vetin trofeun dhe futjen në librat e historisë.
Dikush mund ta ketë mbiquajtur një “minieuropian”, por është e padrejtë për sa kohë që kemi parë të eliminohen nga verdiktet e fushave të blerta, mes të tjerave, edhe skuadrat amerikano-latine si Argjentina, Brazili, Kolumbia dhe Uruguaji.
Gjithsesi, një të vërtetë e ka sanksionuar edhe ky turne: deri më tani ka bërë përpara më e mira që mund të ofrojë futbolli, si një lojë kolektive e duke lënë mënjanë individët. Thjesht dhe qartë, s’ka Messi, por Griezmann dhe Mbappe; s’ka Neymar, por De Bruyne dhe Hazard; sikurse iu është mohuar mundësia për të shkuar drejt trofeut Cristiano Ronaldos, Cavanit, Suarezit, Di Marias. Tashmë është momenti i së vërtetës për lojtarë si Kane, Alli, Modriç dhe Rakitiç, të cilët premtojnë gjithashtu spektakël.
Botërori do të ndalet sërish për dy ditë, për të rifilluar të martën në Shën Pjetërburg, ku pritet të zbresin dy skuadra me teknikë dhe shpejtësi të llahtarshme. Franca, nga njëri krah, që vjen si pretendentë prej fillimit, e Belgjika nga krahu tjetër, që duket e gatshme më në fund të bëjë realitet ëndrrat e një brezi të tërë.
Duelet e drejtpërdrejta në të kaluarën flasin në favor të “gjelave” francezë, të cilët mes Botërorëve dhe Europianëve nuk kanë humbur kurrë përballë “djajve të kuq”, por faktikisht, Hazard me shokë treguan edhe ndaj Brazilit se kanë ardhur në Rusi për t’i shkuar deri në fund këtij turneu. Sulmet e të dyja skuadrave janë të frikshme: Mbappe dhe Griezmann do të sfidojnë Lukaku, Hazard dhe De Bruyne, por sfida e vërtetë do të zhvillohet në mesfushë, aty ku Franca gëzon një avantazh ekuilibriteti krahasuar me skuadrën e drejtuar nga Martinez. Kante dhe Pogba janë një mur i pakalueshëm, fizikisht dhe teknikisht, ndërsa në aspektin mbrojtës, Belgjika mund t’i falet sërish një dite të mirë të Courtois, pa harruar se përballë kanë një tjetër portier të shkëlqyer si Lloris.
Sfida tjetër zhvillohet mes dy kombëtareve që konsiderohen si “outsider”. Është një sfidë tipike mes mesfushës së hekurt të kroatëve dhe freskisë së Anglisë, e për më tepër aty ku nuk mund të veçosh një emër apo një çelës suksesi. Kroacia, sa i përket organikës, është një prej skuadrave më të forta të Botërorit, por ka hasur shumë vështirësi si ndaj Danimarkës, ashtu dhe ndaj Rusisë, duke siguruar kalimin e tureve vetëm falë penalltive. Ndërsa Anglia është e paparashikueshme, sikurse edhe lojtarët sulmues të “Tre luanëve”. Diferencën pritet ta bëjnë vetëm detajet, ndoshta edhe zgjedhjet që mund të bëjnë trajnerët respektivë. Kroacia e udhëhequr nga Rakitiç dhe Modriç ka arritur tashmë objektivin, përsëritjen e suksesit historik të vitit 1998, ndërsa anglezët mungonin në një gjysmëfinale prej Botërorit të vitit 1990, tashmë me një skuadër tejet të re nën drejtimin e Southgate, duke ndezur kështu entuziazmin e të gjithëve, përfshi edhe tifozët specialë brenda “Buckingham Palace”. Gjithsesi, një paralajmërim për “të shpëtuar Mbretëreshën”, është: shmangni 11-metërshat! Kroacia di fare mirë sesi fitohet nga gjuajtjet e penalltive dhe këtë e ka treguar, ndërsa Anglia sapo ka thyer një tabu të gjatë ndër vite.

T� tjera
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...
-
Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas situatës së krijuar me transp...
-
SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses...
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...
-
534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani
Pavarësisht se gjatë këtij viti në Kosovë janë licencuar mbi një mijë mjekë, ...
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...






























