Sport

Cristiano pranon pagën që i ofron Juventusi

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 05 July 2018

Cristiano Ronaldo është gjithmonë e më pranë Juventusit.Lojtari portugez ka një marrëveshje të plotë me klubin italian prej disa javësh dhe është plotësisht i vendosur që të largohet nga Madridi në ditët e ardhshme. CR7 do të përfitojë 30 milionë euro në sezon. E vetmja pikë që mbetet për t’u zgjidhur është marrëveshja ndërmjet klubeve.

“La Vecchia Signora” ka ofruar 100 milionë euro, ndërkohë që klubi spanjoll kërkon të përfitojë diçka më shumë. Dëshira e Cristianos për të lënë Madridin vjen nga mosmarrëveshjet e tij me Florentino Perez. Gjithashtu, Reali kërkon para’ për të përballuar blerjen e Neymar.

Cristiano do të mbyllë një cikël që filloi në vitin 2009. Real Madrid, me largimet e Cristiano dhe Zidane humb dy shtyllat e tij më të rëndësishme të sukseseve të fundit.

-Advertisement-

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy