Tradhtia, duhet apo nuk duhet ta tregoni?
Autori: Gazeta inFokus
21:28 | 04 Korrik 2018
Tradhtia është një nga shkaqet kryesore të problemeve në marrëdhëniet në çift. Nëse pranimi i aktit mund të shkaktojë reagime të ndryshme, “e pathëna” shpesh krijon një klimë dyshimi. Pra, a duhet folur në një rast të tillë?
Ju ende nuk e dini se çfarë ka ndodhur … por ja që keni qenë të pabesë ndaj partnerit/es suaj. Dhe tashmë gjendeni në dilemën për t’ia thënë ose jo! Sipas disa revistave femërore, “më mirë të jeni besnik, nëse nuk dini të mbani gojën mbyllur”. Atëherë ju duhet të flisni apo të tregoheni të qetë pas një tradhtie?
Sipas Gérard Decherf, doktor i psikologjisë në Paris, marrëdhëniet varen nga personaliteti. “Ka tri nivele të ndryshme evolucioni tek individët”, saktëson ai. Çdo person reagon sipas nivelit të tij të evolucionit.
Personaliteti narcisist: mos tregoni asgjë
“Niveli i parë është funksionimi i tipit narcist”, shpjegon G. Decherf. Kjo kategori lidhet me një individ që në thellësi të vetes nuk ka hequr dorë nga statusi i tij si fëmijë. Dëshiron të gjejë avantazhet në periudhën fëmijërore, e karakterizuar nga një ndjesi e pushtetit absolut. Në këtë rast, personi është i përqendruar në vetvete. Përpiquni të risiguroheni edhe për cilësitë fizike dhe ato intelektuale.
Në këtë kontekst, tradhtia nuk drejtohet kundër tjetrit: ajo efektivisht lejon forcimin e vetëvlerësimit. Në një rast të tillë, nëse flisni me bashkëshortin ose bashkëshorten për “hallakatjen” tuaj, ju do ta bënit atë të vuante kot. Është e preferueshme që narcisisti të fillojë me iniciativën e vet një “punë” personale, me qëllim për të rifituar besimin në vete.

Xhentil? – Sinqeriteti përpara çdo gjëje
“Përkundër tipit narcisist gjejmë personat me një funksionim të tipit ‘xhentil’, më pak të prekur nga fëmijëria”, thotë Gérard Decherf. Çiftet xhentile apo “të rritura”, jetojnë një marrëdhënie të vërtetë, në të cilën tjetri ekziston më së miri: njihet me nevojat dhe me kënaqësitë e tij. Respektohet.
Përgjithësisht në këto çifte, për t’u ruajtur cilësia e marrëdhënies, partnerët merren në konsideratë. Dhe në momentin që njihet tjetri me gjithë tërësinë e tij, mosrrëfimi i një akti tradhtie duket i papërshtatshëm.
Pranimi i një marrëdhënieje kalimtare nuk vë në rrezik marrëdhënien, sepse tjetri është i aftë të përballojë një rrëfim të tillë. Ndërkohë, një tradhti pak më e “rëndësishme” duhet rrëfyer me kujdes të madh.
Narcisist-pervers? Tregoni që ta shihni të vuajë
Tipi i tretë i personalitetit është ai i individëve narcisistë të lidhur me një funksionim pervers. Në këto raste, tradhtia vjen nga vetë çifti, shkruan Shqip. Bëhet fjalë për bashkëshort dhe bashkëshorte që tenton të “godasë”.
Kjo shpjegohet me frikën për të humbur tjetrin. Për të mbajtur fort pas vetes partnerin/en, nxitohet në një veprim të ngjashëm të tipit: “mund të gjej shumë lehtë ndonjë tjetër që më bën më të lumtur” ose “nëse më do, do t’u nënshtrohesh nevojave të mia”. Pra, posedimi karakterizon marrëdhënien.
Në këto raste, tradhtia nuk maskohet kurrë, sepse nuk shfaqet si një dobësi ose një diversitet, por si një armë për ta mbajtur tjetrin fort dhe ndoshta për ta bërë atë të vuajë.
Në fund mund të themi se, tri personalitetet e përmendura më sipër, tregojnë pra reagime të ndryshme. Në çdo rast, e rëndësishme është të respektoni partnerin/en. Ta doni atë me të vërtetë, përndryshe ndahuni dhe mund të bëni çfarë të doni pa të.
Të qenët besnik dhe të respektueshëm në një marrëdhënie që krijoni, është një çelës suksesi për një jetë dhe një familje të shëndoshë e të lumtur.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...

































