Ramadani: FSK është multietnike, presioni serb po i dëmton serbët e Kosovës
Autori: Vjosa Kabashi 13:37 | 03 July 2018
Po e kërkojnë dorëheqjen, e po këmbëngulin që të shkëpusin kontratat e punës.
Një kërkesë e tillë erdhi nga disa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb në Batalionin e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Tetë pjesëtarët e FSK-së nga ky komunitet nuk po mundën të përballojnë presionin e Beogradit zyrtar.
Këtë e kanë pohuar edhe vet ata, e madje kanë thënë se ky është shkaku i kërkesës për dorëheqje.
Zëvendësministri i FSK-së, e njëheri edhe ekspert për siguri, Burim Ramadani pati reaguar menjëherë pasi tetë pjesëtarët e komunitetit serb ofruan dorëheqjet, duke theksuar presionin e vazhdueshëm serb.
Edhe në një prononcim për gazetën Fokus, Ramadani tha se pavarësisht këtyre kërkesave për dorëheqje nga pjesëtarët serb, FSK vazhdon të mbetet një institucion multietnik.
“FSK-ja vazhdon të jetë institucion profesional dhe multietnik, madje është më shumë multietnik se sa popullata që i shërben. Kërkesa për lirim nga detyra e një numri të FSK-së, e dëshmon një logjik të gabueshme të Beogradit dhe elitës politike të atjeshme, që i bënë të presion dhe kërcënime qytetarëve të Kosovës”, tha Ramadani.
Ky presion i Serbisë po dëmton serbet e Kosovës sipas Ramadanit, dhe se sipas tij Kosova nuk do të ndalet në përkushtimin e saj për një shtet multietnik.
“Thjesht Serbia po dëmton serbet e Kosovës, sigurisht që rruga e institucioneve të Kosovës për të vazhduar përkushtimin në institucione multietnike dhe profesionale është rrugë e përcaktuar kushtetushmërisht dhe e pa dilemë. Unë jam i bindur që rastet e tilla do të përfundojnë shpejtë., dhe që përfundimi i këtij lloj presioni është në të mirë të serbeve të Kosovës”, shtoi Ramadani.
Ramadani nuk beson se presioni i Serbisë do të ndikon që të vazhdojnë kërkesat për dorëheqje të pjesëtarëve të komunitetit serb në FSK, ndonëse beson se presioni i Beogradit do të jetë i vazhdueshëm.
“Nuk pres që do të ketë raste të tilla, edhe pse pres raste të vazhdueshme të presionit të Serbisë, sepse nuk janë të para, janë presione me muaj të tërë për Kosovën nga Serbia, megjithëse kjo nuk e dekurajon Kosovën që të vazhdoj në rrugën e vet”, përfundoi Ramadani.
Ndryshe, në Forcën e Sigurisë së Kosovës aktualisht shërbejnë 242 (11.10%) pjesëtarë nga radhët e komuniteteve, prej tyre 130 pjesëtarë janë nga radhët e komunitetit serb, me përqindje, 5. 28%. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Fokus zëdhënësja për Informim në Ministrinë e FSK-së, Remzije Zeqiraj./Gazeta Fokus
Të tjera
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur
Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vet...
-
Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur Ishujt Bonin të Japonisë të shtunën, n...