Lajme

Dëmtohet objekti i komunës së Klinës vetëm 5 vjet pas përurimit

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 30 June 2018

Objekti i Komunës së Klinës, i ndërtuar në fund të vitit 2011 dhe i përuruar në vitin 2013, tani është në një gjendje jo të mirë.

Kjo mund të vërehet edhe te fotografitë dhe videot e bëra nga EO. Objekti i kësaj komune është ndërtuar nga Kompania “BESA Commerce” në Lipjan, ku në kohën kur ishte kryetar komune Sokol Bashota, kompanisë në fjalë i ishte dhënë një tokë në qendër të qytetit të Klinës si kompensim i parave për të bërë ndërtimin e objektit të komunës.

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Klinës, Lorenc Marleku, tha për Ekonomia Online se komuna është gjetur në këtë gjendje dhe arsyeja se pse objekti i komunës është në një gjendje të tillë është pikërisht cilësia e keqe dhe ndërtimi pa kriter i saj.

-Advertisement-

“Faktorët që kanë ndikuar që gjendja është kështu është ndërtimi pa kriter, sepse nuk ka si të llogarisim ndryshe, ne e kemi gjet në këtë gjendje dhe menjëherë kemi kërkuar fonde nga ministritë e ndryshme dhe e kemi hapur tenderin për riparim të pullazit dhe jemi në procedura”, tha Marleku.

Marleku shtoi se pothuajse i tërë objekti është në një gjendje të tillë, përfshirë edhe podrumin i cili gjendet në lagështi, raporton EO.

“Jemi në procedura të prokurimit dhe shpejt do të fillojmë renovimin që e kemi ndarë në tri faza, pullazi, fasada dhe izolimi i poshtëm, sepse podrumi është në një gjendje katastrofale me lagështi”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera