Lajme

24 vjeçari vdes në aksident trafiku

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 30 June 2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Lushnje të Shqipërisë.

Nga aksidenti ka vdekur drejtuesi i veturës dhe ka mbetur i plagosur pasagjeri.

Shtetasi me iniciale V.H. 24 vjeç, banues në fshatin Halilaj, ka humbur kontrollin e mjetit tip “Fiat punto” dhe ka dalë jashtë rruge.

-Advertisement-

“Për pasojë 24-vjeçari ka mbetur i vdekur, ndërsa pasagjeri me iniciale L.P. 28 vjeç, banues në fshatin Pirrë, ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve”, raporton policia.

Ngjarja e ka ndodhur rreth orës 02:25 në vendin e quajtur “Zhym”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera