Zeka kërkon jastëk që të flenë në seancë
Autori: Gazeta inFokus
15:37 | 28 June 2018
Megjithëse janë të pranishëm 63 deputetë në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila po vazhdon me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 6, 8 dhe 14 qershor, në mungesë të votave, nuk janë miratuar disa projektrezoluta të mbetura nga seancat e kaluara.
Me gjithë thirrjet e kryesuesit të seancës Xhavit Haliti, që deputetët e pranishëm të votojnë, disa nga ta nuk morën pjesë fare në votim, duke bërë kështu që mos të miratohen rezolutat e mbetura. E vetmja që u miratua ishte propozim rezoluta e Grupit të LDK nga interpelanca me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018.
Ishte deputeti i VV-së, Adem Mikullovci, ai i cili reagoi për këtë situatë të krijuar. Mikullovci tha se kjo që po ndodh me mos votim, nuk ka kuptim.
“Dua tërheq vërejtjen me keqardhje. Dua t’ua përkujtoj që kur keni dhënë betimin për deputet, keni marrë obligimin të votoni për çdo gjë që vihet në votim. Jeni të obliguar të votoni. Mos e prishni mbledhjen. Për, kontra ose për. Por të votoni jeni të obliguar. Kush nuk voton fare ai faktikisht nuk është në seancë. S’ka kuptim me prish mbledhjen kaq”, tha Mikullovci.
Por deputeti i Nismës Milaim Zeka, kishte një kërkesë nga Kuvendi që t’ua sjell nga një jastëk dhe të flenë.
“Desha me mbështet fjalën e Bacit Adem. Nëse shkoni në arkivë e merrni çdo Rezolutë që e ka propozuar LDK dhe VV kam votuar për. Arsye pse kam votuar ‘për’. Sepse rezolutat janë vetëm këshillë për Qeverinë, nuk janë obligative. Në qoftë se na tallemi në këtë formë në parlament me votuesit tanë, marre për neve. Bash marre e marre e marre. Le që s’po i votojmë ligjet , por ne s’po i votojmë as rezolutat që fare s’kanë të bëjnë me ligje. Prandaj e këna blloku parlamentin. Z.kryesues propozoj me na sjell nga një jastëk këtu e një sfungjer, bile me ia fut gjumë”, tha Zeka.
Ndryshe, Kuvendi nuk ka arritur ta miratojë Rezolutën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nga interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Kosovës. Nga 63 deputetë që morën pjesë në votim, pro votuan 23, 31 kundër dhe 9 abstenime.
Po ashtu në mungesë votash nuk u miratua as propozim-rezoluta nga interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës.
E deputetët e pranishëm nuk votuan as propozim rezolutën e Grupit parlamentar të LDK-së, nga interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve për grante dhe subvencione.
Ndërsa nuk kaloi as projektligji për aktet juridike dhe as projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në të ardhurat personale.
Kuvendi nuk e miratoi as Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave.
Po ashtu nuk u miratua as Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për Tatimin në Vlerën e Shtuar. Po ashtu nuk u votua as raportit vjetor financiar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2017. Deputetët nuk votuan as Raportin vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017. Nuk u votua as Raporti vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017. Nuk u votua as Raporti vjetor i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...





























