Auto&Tech

Fotografitë zyrtare të super-veturës së re të Aston Martinit

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 26 June 2018

Kompania e njohur britanike e super-veturave, Aston Martin, ka publikuar një set fotografish zyrtaret të modelit të saj të ri DBS Superleggera.

Prodhuesi britanik për ndërtimin e këtij modeli ka bashkëpunuar me kompaninë italiane Carrozzeria Touring Superleggera, e cila është themeluar në vitin 1925 nga dizajneri i njohur i automobilave – Carlo Felice Bianchi Anderloni, transmeton Koha.net. Andy Palmer, kreu i Aston Martinit, thotë se DBS Superleggera është ndërtuar për të konkurruar Ferrarin 812 Superfast, i cili ka motor 6.5-litër V12 me 800 kuajfuqi.

Aston Martin DBS Superleggera vjen me motor 5.2-litër V12 Twin-Turbo me kapacitet prej 715 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3,4 sekonda.

-Advertisement-

DBS Superleggera, po ashtu, vjen edhe me sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme dhe marshin automatik ZF me tetë shpejtësi, si dhe me frenat karbon-keramik.

Karroceria e kësaj super-veture përbëhet nga alumini dhe fibra të karbonit, ku ky model peshon 72 kilogramë më pak se DB11.

Për dallim nga DB11, DBS Superleggera është 5 mm më i ulët dhe karakterizohet me amortizatorët aktiv, maskën e përparme karakteristike, spoileri i ri i përparmë dhe vrimat për ajër të ridizajnuara te mbrojtësit anësor.

Gjithashtu, pritet që Aston Martin më vonë të ofrojë DBS Superleggeran edhe në version Volante.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera