Lajme

Breshëri bënë rrafsh me tokë Rahovecin

Autori: Vjosa Kabashi 13:02 | 19 June 2018

Mjaftuan reshjet e ditëve të fundit që mundi i rahovecianëve të shkoj huq.

Rajoni që mbahet kryesisht nga bujqësia pati humbje të mëdha në këto dy tre ditët e fundit.
Dëmet që iu shkaktuan bujqve rahovecian janë shumë të mëdha.

Tani fermerët nga kjo anë nuk llogarisin më asgjë nga mundi që lanë në tokat e tyre në këta muaj. As nga fidanët plotësisht të shkatërruara nuk presin të nxjerrin ndonjë fitim, shkruan GazetaFokus.

-Advertisement-

Drejtori për bujqësi në këtë komunë, Berat Duraku thotë se janë disa fshatra të Rahovecit të cilat më nuk shpresojnë në punën e tyre e deritanishme.

Ai ka thënë për Gazetën Fokus se breshëri në këtë zonë ka prishur tërësisht kulturat bujqësore.

“Disa lloje të dëmeve janë nga breshëri, të cilat kanë përfshi disa fshatra të Rahovecit. Në këto pjesë të dëmtuara nuk ka se çfarë të shpresohet më. Fshati Fortesë, Sopniq, Gexhe, Radostë janë zona komplet 100 për qind e dëmtuar. Breshëri i cili për 30 minuta ka rënë pa ndërprerë ka dëmtuar 100 për qind bujqësinë në këto fshatra. Këtu përfshihet edhe një pjesë e vreshtave në hyrje të Rahovecit, një pjesë e fshatit Pataqan, një pjesë e fshatit Çifllak dhe të fshatit Xërxe. Pjesa tjetër po ashtu e dëmtuar me breshër është në fshatin Brestovc dhe Hoqë e Vogël, si dhe vreshtat e Rahovecit”, ka thënë Duraku për Gazetën Fokus.

Duraku thotë se humbje nga vërshimet e fundit dhe breshëri janë ka pasur edhe në vreshta.
Të gjitha këto dëme kanë vështirësuar jetën e shumicës së qytetarëve në këtë anë, sipas tij.
“Të dëmtuara janë edhe vreshtat nga fshati Krushë, Celinë, Xerxa dhe Fortesa si dhe vreshtat në hyrje të Rahovecit. Një pjesë e madhe, e pothuajse çdo familje mbijetesën e kishte pikërisht nga prodhimi bujqësor, ku dhe kanë pasur një humbje të madhe”, theksoi tutje.
Duraku ka thënë që si kapacitetet e komunës së Rahovecit janë tepër të vogla për të kompensuar dëmin e bujqve.
“Ne si komunë jemi e vogël, dhe fondi për kompensim të dëmit është minimal, dhe krejt çka mund të bëjmë është që të kërkojmë kompensimin e këtij dëmi nga qeveria. Sot është cakut një seancë e jashtëzakonshme në kuvendin Komunal, ku i kërkohet qeverisë apo saktësisht Ministrisë së Bujqësisë të kompenson dëmin e pësuar nga këto vërshime”, shtoi Duraku.
Ymer Duraka një bujk nga Krusha e Madhe ka vlerësuar si shumë të lartë dëmin e shkaktuar nga vërshimet e fundit.
Lumi i dal nga shtati në këtë fshatë ka marrë me vete parcela të mbjella, e madje edhe komplet serat e mbjella, sipas Durakut.

“Në Krushë të madhe vërshimet e fundit kanë bë dëme të mëdha, dhe dëmi është bukur i madh. Ka shumë parcela që janë dëmtuara nga vërshimet. Lumi ka dal prej shtratit dhe i ka marrë komplet serat. Kulturat bujqësore që janë të dëmtuara në Krushë të madhe janë lakra, speci, misri dhe të gjitha kulturat të tjera që janë perime janë të dëmtuara tërësisht. Aty duhet rishtazi të mbillen ngase nuk më asgjë nga ato produkte bujqësore. Këto që janë prish më nuk janë në gjendje të kultivohen më tutje”, tha Duraku.

Dëme nuk pati vetëm komuna e Rahovecit.

Edhe komuna e Suharekës pati dëme të ngjashme, por jo në masë të njëjtë më këtë që pati komuna e Rahovecit.

Xhevxhet Gashi, drejtor për Bujqësi në komunën e Suharekës ka thënë se bujqit në këtë komunë kanë pasur humbje, por jo në masë shumë të madhe.

“Ka pasur dëme, por jo ashtu në masë të madhe. Dëme 100 për qind nuk ka pasur në komunën e Suharekës. Më shumë nga këto vërshimet e fundit janë dëmtuar vreshtat e kësaj komune. Në komunën e Suharekës tash kanë kërkesat për kompensim dhe jemi duke e parë se cilat janë dëmet, e pastaj edhe sa është dëmi”, ka Gashi për Gazetën Fokus.

Ndërkaq nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se ende nuk kanë një raport që tregon se sa ka qenë dëmi i shkaktuar në këto anë. Ata thonë se brenda javëve do të mbledhin të dhëna të sakta lidhur me dëmin e vërshimeve të fundit.

“Ministria e Bujqësisë ende nuk ka raport mbi dëmet e fundit, ende nuk e dimë se ku ka pasur vërshime e ku breshër, e tash çdo Komunë do të dalin dhe të numërojnë dëmet. Drejtoritë e Bujqësisë në kuadër të komunave do të sjellin raporte për secilën komunë, e kjo do të bëhet përbrenda javëve të ardhshme”, thuhet në përgjigjet e ministrisë së bujqësisë.

Ndryshe, breshëri dhe shiu i pandërprerë i rënë para dy tre ditëve ka rënduar shumë jetën e bujqve në këtë pjesë. Ata vlerësojnë se bimët me dëmtimin që kanë marrë nga breshëri nuk mund të mbërrin të kultivohen deri në fund të vjeshtës, në mënyrë që të sjellin prodhimin. Ajo çfarë mundët të shpëtohet është ky dëm sipas tyre është vetëm misri, edhe ai do të mund të shërbej vetëm për llojin e ushqimit që është për kafshë.(Vjosa Kabashi)/Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera