Gjykata: Certifikimi i kandidaturës së Qëndron Kastratit është kushtetues
Autori: Gazeta inFokus
12:02 | 06 June 2018
Vendimi i ZAP për certifikimin e kandidaturës së kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastratit është kushtetues.
Kështu ka konstatuar sot Gjykata Kushtetuese, shkruan GazetFokus.
Akuza është ngritur nga ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shaip Surdulli, i cili kishte kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë ndaj vendimit të PZAP për certifikimin e kandidaturës së Qëndron Kastratit.
Në vendimin e gjykatës thuhet gjithashtu se kërkesa e Surdullit është e papranueshme dhe e pabazuar në baza kushtetuese.
Më poshtë mund të gjeni të plotë vendimin e Gjykatës Kushtetuese:
Parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar një kërkesë në Gjykatë, nëpërmjet së cilës kishte kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Parashtruesi i kërkesës ishte kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: LDK) për Kryetar të Komunës së Kamenicës në zgjedhjet lokale të Republikës së Kosovës.
Parashtruesi në kërkesën e tij pretendonte se vendimi i kontestuar i PZAP-it i ka shkelur atij “[të drejtën] e garantuar [të] lirisë individuale me Kushtetutë” për arsye, se sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte certifikuar kandidaturën Z. Qëndron Kastrati për Kryetar të Komunës së Kamenicës në kundërshtim me nenin 9 të Ligjit nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës. Për më tepër, parashtruesi në kërkesën e tij nuk qartësoi saktësisht se cila e drejtë e garantuar me Kushtetutë i është shkelur.
Gjykata konstatoi se PZAP kishte hedhur poshtë ankesën e parashtruesit për arsye procedurale dhe nuk i ka shqyrtuar pretendimet e parashtruesit të saktësuara në ankesën e tij pranë PZAP-it, pasi që PZAP-i kishte hedhur poshtë ankesën si të paafatshme.
Si rrjedhojë, Gjykata përfundoi se parashtruesi fare nuk ka saktësuar se cilat të drejta dhe liri themelore të tij të mbrojtura me Kushtetutë janë shkelur, si rrjedhojë e vendimit të lartcekur të PZAP-it ashtu siç përcaktohet me nenin 48 të Ligjit dhe, për më tepër, nuk ka mbështetur pretendimet e tij se si procedura para PZAP-it ka qenë e padrejtë apo arbitrare. Prandaj, Gjykata deklaroi kërkesën e parashtruesit të papranueshme si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese./GazetaFokus.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...































