Bechtel-Enka kërkon 45 milionë euro, sot vendos Qeveria
Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 29 May 2018
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme do të vendos nëse do ti paguaj edhe 45 milionë euro shtesë konsorciumin amerikano-turk ‘Bechtel-Enka’.
E gjithë kjo për shkak të zgjatjes së afatit për përfundimin e punimeve në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, dhe dëmeve që ‘Bechtel-Enka’ pretendon se i janë shkaktuar për shkak të vonesave në pagesa nga Ministria e Infrastrukturës,shkruan Infokusi.com.
Fillimisht kompania ka kërkuar pagesë prej 63 milionë euro por pas disa muajsh negociata mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe ‘Bechtel&Enkas’ kjo shumë është zbritur në 45 milionë euro.
Zëdhënësja e kompanisë Bechtel-Enka, Ela Ruçi ka konfirmuar për Infokusin se i kanë bërë kërkesë Qeverisë së Kosovës për kompensim të vonesës së punimeve.
Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kohë më parë ka thënë se zgjatja e punimeve po bëhet për shkak të vonesës së Qeverisë së Kosovës në pagesat për punimet e kryera.
“Pas vonesave të Qeverisë së Kosovës për pagesat e punimeve të kryera nga punë kryesi, Qeveria i është drejtuar të zgjat afatin për përfundimin e punimeve ashtu që Qeveria Haradinaj me 27 shtator 2017 ka nënshkruar aneks kontratën për përfundimin e punimeve deri me 31. 12. 2018”, ka thënë ministri Lekaj.
Ai ka shpjeguar edhe vonesat në pagesa që i janë bërë Bechtel&Enkas nga Qeveria e Kosovës.
“Në vitin 2014 është dashur të paguhen 70 milionë, janë paguar 55 milionë. Vonesa 21 për qind e shpenzimeve të planifikuara. Në vitin 2015 është dashur të paguhen 220 milionë, janë paguar 112 milionë, në fillim të vitit janë alokuar vetëm 90 milionë euro, vonesa është për 59 për qind. Në vitin 2016 është dashur të paguhen 205 milionë euro, janë paguar 155 milionë e 978 mijë euro. Në fillim të vitit janë alokuar vetëm 108 milionë euro. Vonesa është 42 për qind. Këto vonesa kanë shkaktuar vonesa në përmbushjen e detyrimeve të debitorit në këtë rast Bechtel&Enka, me fajin e kreditorit Qeverisë së Kosovës përkundër faktit të mbajtjes diku rreth njëqind takimeve mes Bechtel&Enka dhe Qeverisë së Kosovës dhe ish ministrit dhe zyrtarëve tjerë lidhur me këtë temë dhe kërkesave të kontraktorit për pagesë të vonuara duke e paralajmëruar Qeverinë që do të detyrohet të reduktoj produktivitetin dhe rrjedhshmëri në që zgjat planprogramin e punimeve”,ka thënë ditë më parë Lekaj.
Ndryshe punimet e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit kanë filluar në vitin 2014 ndërsa do duhej të përfundonin me 1 janar 2018. Me shtyrjen e afatit, punimet planifikohen të përfundojnë me 31 dhjetor 2018.(Agnesa Citaku) /INFOKUSI/
Të tjera
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...