Banorët e Kaçanikut rrezikojnë shëndetin me ujë të ndotur
Autori: Gazeta inFokus
12:27 | 26 May 2018
Banorët e fshatit Biqec të Kaçanikut, çdo ditë rrezikojnë shëndetin e tyre nga uji i pijes, pasi furnizohen nga krojet, të cilat pas reshjeve të shiut, trazohet duke marrë ngjyrë dhe copëza dheu.
Me këtë problem ballafaqohen edhe 260 nxënës të shkollës së mesme të ulët “Jusuf Gërvalla”, të këtij fshati.
Njëra nga nxënëset e kësaj shkolle, Elda Mezini, ka treguar për KosovaPress se kanë marrë paralajmërime nga prindërit e tyre për të mos pirë ujin që rrjedhë nga kroni i shkollës, porse shton se asnjë nga përgjegjësit e shkollës nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Sipas saj, edhe mjeku ka rekomanduar që të mos pihet uji pa u valuar.
“Po prindërit na kanë paralajmëruar por këtu në shkollë nuk na kanë treguar shumë, nuk na kanë treguar për pasojat që i kemi prej këtij uji… Këtë ujë i pimë çdo ditë. Është ujë që është në prani të shkollës tonë dhe ne të gjithë nxënësit e përdorim dhe ka pasur raste kur edhe mjeku ka thënë që ujin duhet ta valoni”, rrëfeu ajo.
Në raste të tilla ajo thotë se ka nxënës që blejnë ujin, por ka edhe nga ata që nuk kanë mundësi.
Ndërsa përgjegjësi i fshatit, Shabi Dullovi, thotë se ky problem ngjanë kaherë. Teksa thotë se është e përballueshme për banorët që të mbledhin mjete të nevojshme për ta zgjidhur këtë problem.
Sipas tij, situata bëhet edhe më e vështirë kur janë në pyetje fëmijët.
“Përpara e kemi pasur shumë në rregull por ekonomia pyjore na e ka prishur dhe tash nuk mund t’i përballojmë asaj shume të mjeteve. Aty 3 mijë e diçka metra i ka. Kuptohet e ka kryet në rekë, jo prej burimit, në përrua e marrim. Kështu që sa herë të bie shi turbullohet dhe katastrofë… Shihet që edhe fëmijët kanë shumë probleme. Këtu tek shkolla i kemi nxënësit katastrofë. Është një, nuk e di. Unë nuk e di këto institucionet tona çfarë po mendojnë. Edhe na e kanë prishur edhe nuk e rregullojnë. Unë nuk di çfarë të bëjmë më andej. Jemi ankuar, thonë po, po”, tha ai për KosovaPress.
Ndonëse mendon se punimet e “Bechtel Enka”, nuk kanë pasur ndikim në rrjedhën e ujit, Duvolli thotë se kjo e fundit ua ka shkatërruar fushat.
Ndërsa, kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka thënë për KosovaPress se komuna që ai e udhëheq përballet me këtë problem tash e dy vite. Porse sipas tij, janë banorët ata që shpeshherë kanë hasur në rezistencë për të kaluar në monitorim të kompanisë komunale, pasi që e kanë marrë ujin me vetfinancim.
“Sa i përket ndotjes së ujit që e cekët, është një problem që e kemi edhe ne vazhdimisht me banorët për shkak se në pjesën ku tani është kjo ndotje e ujit është me vetfinancim nga qytetarët që marrin ujë dhe ende nuk kemi mundur t’i futim në menaxhim. Edhe pse kemi bërë përpjekje të shpeshta, kemi pasur herë pas here njëfarë rezistence të qytetarëve sepse e kanë me vetfinancim dhe nuk dëshirojnë që ajo të hyjë në monitorim të kompanisë komunale që e kemi këtu”, tha ai.
I pari i Kaçanikut bëri të ditur se problem me ujë të pijshëm kanë edhe fshatrat e tjera, sidomos kur ka reshje shiu, derisa shtoi se këtë çështje tashmë e kanë ngritur tek niveli qendror, ku edhe presin të marrin ndihmë.
E probleme me ujin e pijshëm kanë edhe banorët e fshatit Bobaj, ku banori i kësaj ane, Ramadan Zharku tha se për këtë nuk i ka fajet komuna, por “Bechtel Enka”, e cila me punimet e saj ka prishur shtratin e krojeve.
“Kur bie shi këtu, shi i madh, e turbullon sepse ka hyrë direkt në kanal të ujit dhe çka bie shi, tani shkon një kohë. I qesin klor sa të munden por nuk pastrohet menjëherë. Megjithëse a i ka fajet komuna, sepse nuk menaxhohet prej komunës, prej Ferizajt… Shkon një javë deri sa të përmirësohet. Shkojmë blejmë, kush ka mundësi, kush çka të mundet. Sytë janë për të parë. Si e ka ndërtuar ‘Bechtel Enka’ rrugën, i ka prishur prrojet, ua ka prishur rrjetën apo kanalin e vet. Krejt vijat i kanë fut në një vend, ua kanë prishur themelin, sidomos te përroi i Kukajve, është me drojë edhe për banorët aty”, tha ai.
Ndryshe, drejtori i shkollës së mesme të ulët “Jusuf Gërvalla”, Kemal Duvolli, nuk ka dashur të flas para kamerës, përderisa ka thënë se jo vetëm shkolla, por i gjithë fshati furnizohen me të njëjtin burim uji duke bërë që sipas tij, gjendja të jetë e njëjtë për të gjithë njësojë.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...































