Loja e dyfishtë e Shpend Ahmetit me kryeministra
Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 24 May 2018
Kryetari i Komunës së Prishtinës ka dy pozicione krejtësisht të kundërta ndaj dy kryeministrave të fundit të Kosovës. Me kryeministrin aktual Ramush Haradinajn, Ahmeti është mikpritës, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Isa Mustafa, ai kishte punë vetëm përmes dosjeve të dërguara në Prokurori kundër kryetarit të LDK-së
Shpend Ahmeti së fundmi është zgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrat, pas dorëheqjes nga Lëvizja Vetëvendosje, partisë së cilës iu bashkuan edhe 12 ish-deputetët e VV-së si dhe anëtarët e tjerë të pakënaqur në këtë subjekt politik.
Por Ahmeti nuk ka ndërruar vetëm partinë. Ai ka ndërruar edhe qëndrimin e tij ndaj kryeministrit ashtu siç në këtë pozitë është zgjedhur dikush tjerë.
Ahmeti ishte përballur në një garë tejet të ngushtë për kryetar të Prishtinës në vitin 2013 me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa. Ai kishte mposhtur Mustafën vetëm në balotazh për të fituar mandatin e të parit të kryeqytetit.
Ndër punët e para të Ahmetit si kryetar i Prishtinës, kishte qenë deponimi në Prokurori dosjet kundër, Isa Mustafës të cilat sipas tij kanë të bëjnë me keqmenaxhimin e Komunës së Prishtinës gjatë kohës sa ishte udhëhequr nga LDK.
Madje në Lëvizjen Vetëvendosje me të cilën Ahmeti kishte fituar dy mandate të udhëhiqte me Prishtinën, ishte cilësuar si puna e tij më e mirë në kryeqytet.
Albulena Haxhiu deputete e Vetëvendosjes kishte thënë për Insajderin se me dosjet e deponuara në prokurori ishte njëra ndër punët më të mira në komunën e Prishtinës,
“Njëra ndër punët më të mira në Komunën e Prishtinës është ndalja dhe luftimi i korrupsionit. Me dosjet e deponuara në prokurori merret drejtësia madje ne presim një angazhim dhe seriozitet të prokurorisë në këtë drejtim në mënyrë që gjithë ata që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare të marrin përgjegjësinë penale”, kishte thënë Haxhiu.
VV: Dosjet ndaj Mustafës njëra ndër punët më të mira në komunën e Prishtinës
Që nga ajo kohë LDK-në dhe subjektin politik që i takonte Ahmeti i kishte ndarë pikërisht kjo çështje. Në zgjedhjet e fundit nacionale LDK bëri të qartë se nuk do të futej me VV-në në koalicion pa i sqaruar dosjet e deponuara nga Ahmeti kundër Mustafës.
Por derisa raportet e tilla janë mes Ahmetit dhe ish-kryeministrit, i pari i PSD-së ka marrëdhënie krejt tjera me kryeministrin aktual të Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Insajderi.
Madje Ahmeti nuk kishte nguruar as të shkoi në Francë për ta takuar Haradinajn, i cili po qëndronte atje në arrest shtëpiak për shkak të urdhërarrestit të lëshuar nga Serbia.
Ahmetin dhe Haradinajn nuk i kishte bërë bashkë vetëm fletëarresti i Serbisë. Ata ishin bashkuar edhe për të kaluar kohën së bashku, në një sofër të mbushur me mish dhe me muzikë.
Ndërkaq pas zgjedhjes së Haradinajt kryeministër takimet mes Ahmetit dhe tij kishin kaluar në një nivel tjetër. Ahmeti kishte zhvilluar takim të mbyllur në fillim të këtij viti me kryeministrin për të diskutuar rreth Pallatit të Rinisë si dhe për projekte të tjera.
Por në takim kishte qenë edhe një pjesë tjetër e qeverisë. Kujtim Gashi, Vladrin Lluka, Arbena Reshitaj dhe Shyqyri Bytyqi ishin vetëm disa nga ministrat që kishin marrë pjesë në takim me Ahmetin.
Takimet mes Ahmetit dhe ministrave të Qeverisë Haradinaj vazhduan edhe më pas. Ahmeti në fund të muajit të kaluar u takua me ministrin e Shëndetësisë nga PDK, Uran Ismaili. Në atë takim u tha se u diskutua për Spitalin e Prishtinës.
“Prishtina ka nevojë për një spital të qytetit. Projekti dhe realizimi i tij ka vite që është zvarritur duke lënë prishtinasit pa shërbime të merituara shëndetësore. Kur kam ardhur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, një nga prioritet e mia ka qenë ndërtimi i këtij spitali”, kishte thënë Ismaili pas takimit.
Të tjera
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...
-
Takimi i sotëm në Strasburg përfundon pa e futur Kosovën në agjendën për mbledhjen e Komitetit të Ministrave
Takimi i sotëm në Strasburg i zëvendësministrave të Jashtëm të shteteve anëta...
-
EULEX-i ushtron Policinë e Kosovës për menaxhimin e përbashkët të krizave
Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtri...
-
(PAMJE) Vetëaksident me motoçikletë në Prishtinë, ka të lënduar
Një vetëaksident trafiku me motoçikletë ka ndodhur para pak minutave në rrugë...
-
AAK-ja krijon Shtabin për Zgjedhje Parlamentare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftu...
-
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Qeveria austriake planifikon marrëveshje për transferimin e kriminelëve të dë...
-
Osmani takon ambasadoren e SHBA-së në OKB: E vendosur për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Shteteve të...