FFK-ja sqaron situatën rreth stadiumit të Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 14 May 2018
FFK-ja me kujdes ka përcjellë lajmet për ndeshjen e shumë përfolur dhe kërkesën e FC “Prishtina” që ndeshja e fundit e këtij kampionati ndërmjet dy pretendentëve për titull, Prishtinës dhe Dritës, të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës, ndaj jep këtë sqarim për opinion, shkruan infokusi.
FFK-ja gjithmonë ka dashur dhe ka qenë e interesuar që ndeshjet të zhvillohen në stadiume të mira dhe sidomos në Prishtinë. Por siç dihet tashmë stadiumi i qytetit në Prishtinë është në rinovim e sipër. Madje FFK-ja ka qenë e interesuar që të paktën dy ndeshje të Kombëtares A të zhvillohen në kryeqytet, por duke ndjekur shqetësimet edhe të UEFA-s, që stadiumi nuk është i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve, ka hequr dorë nga një gjë e tillë.
LEXO EDHE: ZYRTARE: Ky është trajneri i ri i PSG-së
Po ashtu FFK-ja me kujdes ka ndjekur edhe punimet në stadiumin e qytetit dhe sipas informatave nga investitorët, MKRS dhe komuna e Prishtinës si dhe punëkryesi, stadiumi mund të jetë i gatshëm diku nga fundi i qershorit i këtij viti dhe paraprakisht duhet të bëhet pranimi teknik i tij dhe më pastaj Komisioni i FFK-së për inspektimin e objekteve sportive do të inspektojë dhe do të vlerësojë se ai përmbushë kushtet dhe kriteret për zhvillimin e ndeshjeve qoftë kampionale qoftë ndërkombëtare.
Së këndejmi me gjithë dëshirën dhe vullnetin që kjo ndeshje të zhvillohet në një stadium të mirë përkatësisht në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ku nuk ka pranim teknik të objektit, FFK-ja edhe njëherë sqaron opinionin se këtu nuk është punë marrëveshjeje apo mirëkuptimi, por gjendja është e tillë. /infokusi.com
Të tjera
-
Osmani takohet me shqiptarë në Halifax: Kudo, një copëz Kosove – e denjë, krenare dhe atdhedashëse
Presidentja, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Halifax të Kanadasë, u ta...
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...