Vazhdon mbështetja e FFK-së për klubet e femrave
Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 14 May 2018
Federata e Futbollit e Kosovës është vendosur që të mbështesë në vazhdimësi zhvillimin e futbollit të femrave. Në këtë drejtim, sot, anëtarja e KE dhe kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi bashkë me menaxheren e Ligës së femrave znj. Valbonë Gashi-Uka dhe asistenten ekzekutive të sekretarit të përgjithshëm znj. Doruntinë Fetahaj kanë mbajtur një takim informues me përfaqësues të klubeve të futbollit të femrave rreth mbështetjes dhe implementimit të projektit për zhvillim të futbollit të femrave, shkruan infokusi.
“FFK-ja njërin nga prioritet e saja e ka zhvillimin dhe promovimin sa më të madh dhe më të mirë të futbollit të femrave. Natyrisht sikur edhe deri më tani FFK-ja do të vazhdojë që përmes projekteve të ndryshme t’i përkrahë fuqishëm klubet e femrave në funksionalizimin normal në punën e tyre, duke e ditur se klubet e femrave ende në opinion nuk kanë një mbështetje të duhur, gjë që klubet duhet ta kërkojnë një gjë të tillë përmes donatorëve të ndryshëm, të cilët tash sipas ligjit për sponzorizim do të kenë lehtësira.
Prandaj klubet duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Ne si FFK përmes projekteve do të bëjmë çmos që klubeve t’u dalim në mbështetje të vazhdueshme. Kështu sipas Programit HatTrick të UEFA-s, ne do të nisim si pilot-projekt dhe klubet do të mbështeten financiarisht me pajisje sportive. Klubet e Superligës do të kenë mbështetje në vlerë prej 4000 euro, ndërsa grupmosha U-16 me nga 2000 euro secili klub në veshmbathje. Po ashtu, në mënyrë që të krijohen sa më shumë kushte të volitshme, klubet do të marrin edhe nga 1000 për transport”, ka thënë në fjalën e saj znj. Vjollcë Krasniqi. Përfaqësuesit e klubeve kanë shprehur falënderim për këtë duke u zotuar që në të ardhmen edhe më shumë do të angazhohen në mbarëvajtjen e garave si dhe masovizimin e klubeve të femrave. /infokusi.com
Të tjera
-
Osmani takohet me shqiptarë në Halifax: Kudo, një copëz Kosove – e denjë, krenare dhe atdhedashëse
Presidentja, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Halifax të Kanadasë, u ta...
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...