Lajme

Thaçi kujton Nebih dhe Tahir Mehën

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 13 May 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se rezistenca e armatosur e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz kundër regjimit serb, pas demonstratave gjithëpopullore që kishin nisur anembanë Kosovës në vitet e 80-ta, hapi një kapitull të ri.

“Sot, u bënë 37 vjet nga rënia e tyre, në mbrojtje të familjes dhe kauzës shqiptare. Qëndresa heroike e Nebih dhe Tahir Mehës do të kujtohet gjithmonë.

Vetëdija historike, duke kujtuar dhe nderuar përherë heroizmin e vajzave dhe djemve tanë, ishte udhërrëfyese e pagabueshme për realizimin e synimeve shekullore, lirisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera