Sport

Skuadrat e mëdha gjermane të gatshme për ta paguar klauzolën e Shaqirit

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 07 Maj 2018

Xherdan Shaqiri ka rënë nga elita e futbollit anglez me skuadrën e tij Stoke City.

Ylli nga Kosova do të largohet nga klubi i njohur anglez me një klauzolë prej 14,5 milionë euro.

Por për gjilanasin mund të ketë një rikthim në kampionatin gjerman Bundesliga, më saktësisht te Borussia Dortmund e cila mbetet skuadra favorite në Gjermani për transferimin e Xherdanit.

-Advertisement-

Por së fundmi në garë është futur fuqishëm edhe finalisti i Kupës së Gjermanisë, Eintracht Frankfurt.

LEXO EDHE: Vendimet e Komisionit të Garave

Sipas mediave gjermane, Frankfurt është gati të paguaj klauzolën prej 14,5 milionë euro për transferimin e Xherdanit.

Klubi gjerman po tenton ta bind tani gjilanasin për rikthim në Bundesliga.

Gjithsesi në Gjermani, Shaqiri mbetet objektiv edhe i skuadrës së Hoffenheim.

Ndërkohë në Angli, 26-vjeçari po kërkohet nga Everton, Southampton, Newcastle United dhe Huddersfield.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy