Ekonomi

Administrata Tatimore grumbullon 9.4 milionë euro më shumë se planifikimi

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 04 May 2018

Administrata Tatimore e Kosovës ka tejkaluar planin e të hyrave për katër mujorin e parë të këtij viti, shkruan Infokusi.com.

ATk përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se ka mbledhur 9.4 milionë euro apo 6.1 % më shumë të hyra se plani i paraparë.

Në komunikate thuhet gjithashtu se ky tejkalim i të hyrave është rezultat i përkushtimin e menaxhmentit të ATK-së në zbatimin e Strategjisë 2015-2020, si dhe planeve operative të hartuara për këtë vit.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë komunikatën e ATK-së.

‘Administrata Tatimore e Kosovës, vetëm për muajt janar-prill, nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 162.8 milionë euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 20.1 milionë euro apo 14.2 %.

ATK thotë se në raport me planin janë mbledhur 9.4 milionë euro apo 6.1 % më shumë të hyra se plani i paraparë.

“Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 51.5 milionë euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK). Kjo konfirmon se performanca e të hyrave vazhdimisht është duke u rritur, duke marr parasysh përkushtimin e menaxhmentit të ATK-së në zbatimin e Strategjisë 2015-2020, si dhe planeve operative të hartuara për këtë vit. Vlen të përmendet se përmbushja vullnetare është në nivel të kënaqshëm, marr parasysh edhe vizitat në teren të cilat realizohen, e që të cilat nuk kanë karakter vetëm përmbushës por edhe edukativ (edukimi i tatimpaguesve në kryerjen me kohë të obligimeve tatimore, në mënyrë që mos të bëhen preh e ndëshkimeve administrative”, thuhet në komunikatë.;/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera