Bardhekaltrit vetëm fitorja i mban në luftë për titull
Autori: Gazeta inFokus
11:22 | 02 May 2018
Skuadra e Feronikelit do të jetë nikoqir i ndeshjes që do ta zhvillojë kundër FC. Prishtinës, shkruan infokusi.
Ndeshja do të luhet sot në Stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, me fillim nga ora 16:00.
Prishtina nuk ka rival më të barabartë se sa Feronikelin, skuadër kjo që nga 20 përballje e ka vetëm një 1 humbje më shumë, statistika që skuadrat tjera në Kosovë e ëndërrojnë përball bardhekaltërve. Por, me gjithë këtë rivalitet, Prishtina nuk din për humbje ndaj dy-herë kampionëve, Feronikelit, në 6 ndeshjet e fundit apo dy vite të plota (3 fitore e 3 barazime). Më parë, Feronikeli nuk ishte mposhtur nga Prishtina në 7 ndeshje rresht apo dy vite (5 fitore e 2 barazime).
LEXO EDHE: Feronikeli gati për sfidën kundër Prishtinës
Pra, Prishtina kundër një rivali kaq të barabartë, tani e 6 ndeshjet e fundit përballjeve i ka hyrë me respekt maksimal, njëkohësisht e përqendruar plotësisht dhe nuk kanë munguar rezultatet.
Njëjtë Prishtina edhe tani e konsideron përballjen me Feronikelin. Ndeshje kjo që po e kapërce skuadra, atëherë përfundimisht e ka titullin në duart e saja në tre ndeshjet e mbetura.
Megjithatë, Prishtina do të ketë mungesën e Mankendës (me kartonë) dhe Boshnjakut e të Mazrekajt të lënduar, ndërsa nga suspendimi kthehen Taipi e Osmani edhe pse nga 20 futbollistët e ftuar për ndeshje, vetëm para fillimit të saj do të përcaktohen 11-titullarët.
Përndryshe Prishtina në 19 ndeshjet e fundit zyrtare e ka vetëm një humbje, ndërsa Feronikeli nga 6 ndeshjet e fundit nuk e ka asnjë fitore përkundër 5 barazimeve (4 nga to pa gola) dhe një humbje në ndeshjen e fundit.
Prishtina është skuadra më e trofeshme nga viti 1991 me 10 tituj kampioni, 5 trofe të Kupës dhe 9 të superkupës. Feronikeli renditet e treta pas Besës, me 2 tituj të kampionit, 2 trofe të Kupës dhe 1 të superkupës. /INFOKUSI.COM

T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...































