Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ibrahim Rugova” në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një fëmijë rreth 12 vjeçar me biçikletë.
Raportohet se i mituri është përplasur në vijat e bardha në afërsi të urës së madhe në bulevard nga makina tip “Toyota” me targa AA 854 TB. Gjatë përplasjes, raportohet se semafori për kalimtarët ka qenë i kuq, pra 12-vjecçari me biçikletë ka kaluar me semafor të kuq.
Sipas dëshmive ka qenë një përplasje e fortë. Fëmijës iu dha ndihma e parë nga qytetarët e rastit. Ai ka qenë i shoqëruar më 2 shokë të tij. 12-vjeçari u dërgua në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka ndaluar drejtuesin e makinës dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, shkruan syri.net.