Ekonomi

Rriten eksportet shqiptare drejt Gjermanisë

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 26 April 2018

Eksportet shqiptare drejt Gjermanisë kanë njohur një rritje të ndjeshme në dy muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në vlerë eksportet drejt Gjermanisë llogariten në janar-shkurt të këtij viti 2 334 milionë lekë, kur për të njëjtën periudhë të vitit 2017 u eksportuan 1 613 milionë lekë.

Ndërsa eksportet e grupit “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” drejt Gjermanisë kanë njohur rënie prej 97 milionë lekësh për periudhën në fjalë, eksportet e tekstileve dhe këpucëve sipas INSTAT janë rritur me 569 milionë lekë, duke arritur në 1 359 milionë lekë në 2 muaj.

-Advertisement-

Rritje kanë njohur edhe eksportet e grupeve “materiale ndërtimi dhe metale”, si dhe “prodhime druri dhe letre”.

Gjermania, me ekonominë më konkurruese të Evropës, renditet partneri i tretë tregtar, ndërsa është një ndër investitorët më të mëdhenj në vend.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy