Pensionistët kërkojnë kthimin e Fondit Pensional nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus
15:26 | 25 April 2018
Çështja e kthimit të Fondit Pensional të Kosovës nga Serbia, po kërkohet të jetë temë diskutimi me Serbinë, raporton “Zëri.info”.
Artan Mustafa, prezantoi në pika të shkurtra një hulumtim të realizuar me titull “Politika pensionale e Kosovës në kontekst të bisedimeve me Serbinë. Trashëgimia nga Jugosllavia dhe qëllimi për politikë bashkohore të njehësuar në territorin e vendit”.
Autori i hulumtimit përmendi disa mangësi në lidhje me çështjen që po diskutohet.
“Pensionet financohen prej taksave të konsumit. Ka mungesë të solidaritetit që buxheti
financohet prej shtetit të varfër. Ka varësi nga disponimi i tregut. Pensionet kanë me qenë të varura prej disponimit të tregut. Qëllimi i shtetit është me nxit zgjidhjet individuale. Kjo temë po shtrohet edhe në bisedime me Serbinë. Ne kemi luajtur bast duke u bazuar vetëm në kursimet e obligueshme. Politika jonë pensionale duhet t’i kontribuoj barazisë, solidaritetit dhe universalitetit”, ka thënë Mustafa në prezantimin e raportit.
Në anën tjetër panelistja, Besa Baftiu e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale tha se janë duke kërkuar në vazhdimësi që tema e kthimit të Fondit Pensional nga Serbia të jetë temë diskutimi në dialogun me shtetin serb.
“Kjo temë nuk ka arritur të diskutohet ende në dialogun Kosovë-Serbi. Ne si deputetë dhe komision jemi dëshmitar që dialogu ka qenë jo transparent dhe ka sjell mospajtime edhe nga ana e deputetëve për shkak se marrëveshjet që janë arritur në Bruksel janë sjell në Kuvend pasi janë nënshkruar. Në njërën nga mbledhjet e Qeverisë po përgatitet një platformë e re e bisedimeve dhe neve po na përjashton nga pjesëmarrja që edhe ne të japim kontributet tona. Kërkohet që kjo temë të jetë kyçe në bisedimet me Serbinë” ,ka shtuar kryetarja e këtij komisioni, raporton më tutje “Zëri.info”.
Bahri Xhaferi udhëheqës i departamentit të pensioneve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka përmendur disa marrëveshje të arritura me disa vende.
“Ne kemi filluar të zbatojmë marrëveshje nga Maqedonia, Mali i Zi. Me Serbinë nuk kemi shkëmbime, Serbia nuk pranon kërkesa. E kanë karakterin më shumë politik. Është barrë e madhe e buxhetit”, është shprehur Xhaferi.
Ndërkohë, më i zëshmi është treguar kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi i cili po pretendon se Serbia ka grabitur fondin pensional të kosovarëve.
“Pse pushteti i Serbisë ndërpreu pensionet e shqiptarëve duke iu grabitur Fondin Pensional. Ata na kanë grabitur Fondin. Lidhja e Pensionistëve s’ ka lënë gur pa lëkundur për kthimin e Fondit Pensional nga Serbia. Sa i pamëshirshëm dhe jo human është pushteti i Serbisë. S’ duhet të heqim dorë për kthimin e Fondit Pensional nga Serbia”, ka shprehur shqetësimin e tij mes të tjerash, përfaqësuesi i pensionistëve kosovarë.
Kjo çështje u organizua nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me Statusin e Fondit Pensional të Kosovës në kontekstin e dialogut Kosovë-Serbi”
Për të njejtën çështje Gazeta Zëri ka raportuar dy javë më par./Zëri/


T� tjera
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...





































