Ministri Hasani në konferencën “Konkurrueshmëria dhe zhvillimi i sektorit privat”
Autori: Gazeta inFokus
16:38 | 24 April 2018
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani po qëndron në Francë ku po merr pjesë në konferencën “Konkurrueshmëria dhe zhvillimi i sektorit privat” në të cilën po marrin pjesë ministra nga vende të ndryshme të Evropës juglindore.
I shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, Hasani në këtë konferencë ka falënderuar organizatorin e konferencës, Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Hasani ka thënë që rekomandimet që merr Kosova nga organizata të huaja, siç është edhe OECD-së, përmes studimeve të ndryshme, përmes pjesëmarrjes në trajnime dhe punëtori të ndryshme të organizuara nga këto institucione, përmes analizave të ndryshme dhe raporteve që ato bëjnë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës. Sipas tij ky është një kontribut i rëndësishëm.
“Këto kanë qenë shumë fitimprurëse për ne dhe vazhdojmë të luajnë një rol kyç në zhvillimin dhe zbatimin e rekomandimeve të politikave, strukturën institucionale, kuadrin ligjor, rregullat dhe reformat rregullative që kemi ndërmarrë gjatë epokës sonë të pas luftës etj”, tha Hasani.
Ministri Hasani po ashtu ka përmendur lehtësirat që kanë ardhur nga CEFTA e të cilat kanë mbështetur liberalizimin e tregtisë për mallra dhe shërbime në rajon.
“Për sa i përket tregtisë, vlen të përmendet mbështetja e OECD u dha vendeve të CEFTA-së për të na ndihmuar në liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë në rajonin tonë. Në veçanti, seritë e Çështjeve të CEFTA-s, të cilat trajtuan çështje shumë të rëndësishme në fushën e tregtisë, siç janë eliminimi i barrierave jo-tarifore, integrimi i tregtisë, hyrjet e IHD-ve, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe kështu me radhë, kanë provuar të jenë shumë të dobishme për sa i përket eliminimin e barrierave jo-tarifore dhe mbështetjen e liberalizimit të tregtisë për mallra dhe shërbime në rajonin tonë. Një analizë e tillë na ndihmoi të kuptojmë se ku është bërë progres dhe ku duhet bërë më shumë punë”, theksoi Hasani.
Hasani ka shprehur gatishmërinë dhe zotimin e tij për të vazhduar këtë bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian dhe organizatat siç janë OECD.
“Ne i mirëpresim publikimet e tilla nga OECD, sepse na japin njohuritë teknike të nevojshme për të arritur potencialin maksimal të përfitimeve të liberalizimit të tregtisë. Jemi shumë të vendosur të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me Komisionin Evropian dhe organizatat siç është OECD në lidhje me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me tregtinë”, nënvizoi Hasani.

T� tjera
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
































