Ekonomi

MPJ-ja blen perde 1 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 24 April 2018

Holli i  Ministrisë së Punëve të Jashtme duket se ka mbetur pa perde. Ministria që udhëhiqet nga kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli ka bërë të ditur se po i nevojiten disa të tilla. Mirëpo, jo të çfarëdo lloji. Për to janë ndarë afër 1 mijë euro.

Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur tender në vlerë 970 euro për furnizim me perde për hollin e ndërtesës së kësaj Ministrie. Perde këto që do të blehen me paratë e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, shkruan Infokusi.com.

Kështu thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar vet MPJ-ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

-Advertisement-

Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, shihet se të interesuara për ta kryer këtë furnizim kanë qenë tri kompani. Ndërsa, fituese e tenderit është shpallur kompania “Nuka” SH.P.K.

Kontrata është nënshkruar më 19 prill të 2018-ës./Infokusi

 

 

 

 

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy