Ministria e Lekajt, punën e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike ia jep një “kompanie private”
Autori: Gazeta inFokus
16:47 | 23 April 2018
Ministria të cilën e udhëheq Pal Lekaj ia ka marrë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës, një punë të cilën e ka kryer prej vitit 1985 e këndej, me përjashtim të viteve kur Kosova ishte nën masat e dhunshme të regjimit serb. Ky fakultet më nuk e ka të drejtën që të bëjë homologime individuale të mjeteve pasi kjo punë i është besuar një kompanie private, shkruan AktivPress.
Ky veprim ka nxitur reagimin e menaxhmentit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, nën pretendimin se autorizimi është ndërprerë në mënyrë të njëanshme. “Ministria e Infrastrukturës ia ndërpret njëanshëm Autorizimin Nr. 44 dt. 14.11.2011 për Atestime (Homologim individual te mjeteve) Universitetit të Prishtinës / Fakultetit te Inxhinierisë Mekanike / Institutit te Inxhinierisë Mekanike dhe ja dhuron në mënyrë jo-ligjore subjektit privat të autorizuar për homologim (së paku kështu e kuptojmë në FIM këtë Vendim)”, thuhet në shpjegimin e dhënë nga menaxhmenti i Fakultetit.
Udhëzimi Administrativ 02/2018, sipas tyre ende nuk gjendet i publikuar ne website te Ministrisë. Ata kanë ofruar si dëshmi vendime, memorandume dhe vlerësime pozitive për punën që e kanë kryer ndër vite. Në vendimin e vitit 2011 thuhet shprehimisht se Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, përkatësisht Instituti në Prishtinë autorizohet për kryerjen e testimit të mjeteve motorike dhe rimorkiove të prodhuara në mënyrë serike ose veç e veç, e tek të cilat kryhen përmirësime.
“Për mjetet motorike ose rimorkiot tek të cilat janë kryer përmirësimet sipas rregulloreve në fuqi, pas kontrollimit dhe konstatimit lëshohet certifikata e rregullsisë”, thuhet në vendimin që mbështetet në Memorandumin e Mirëkuptimit mes Ministrisë së Infrastrukturës, asaj të Arsimit, Rektoratit dhe Fakultetit.
Për punën që është bërë nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike janë dhënë vlerësime pozitive edhe tash nga Ministria e Infrastrukturës. Në shkresën që i është dërguar dekanit Ahmet Shala, është thënë se kjo ministri ka qenë e privilegjuar për bashkëpunimin e “frytshëm e të ngushtë” të zhvilluar ndër vite, bashkëpunim ky që ka rezultuar të jetë i dobishëm për palët e treta, respektivisht për qytetarët e këtij vendi.
Por në të njëjtën shkresë, MI-ja ia përkujton dekanit se Ligji për automjete tashmë ka hequr shprehjen “atest” dhe se të gjitha veprimtaritë e kësaj kategorie konsideron se i takojnë fushës së homologimit. Në pajtim me këtë ligj, MI thotë se është e autorizuar të nxjerr akt nënligjor për rregullimin e fushës së homologimit.
AktivPress ka kërkuar sqarime nga kjo ministri, por ende nuk ka marrë kurrfarë përgjigje. E menaxhmenti i Fakultetit të Inxhinierisë mekanike nuk ka harruar t’i falënderojë ish ministrat: Qemajl Ahmeti, Fatmir Limaj, Fehmi Mujota, Lutfi Zharku dhe Hanefi Muharremi, për siç thuhet “çdoherë ditën të çmojnë Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike për kontributin mësimdhënës dhe profesional”./AktivPress/




T� tjera
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...































