Ekonomi

Ekskluzive| Vala-s e Ipko-s i shtohet konkurrenca, po vjen operatori i ri

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 23 April 2018

Krahas Vala-s e Ipko-s, shumë shpejtë Kosovës mund t’i shtohet edhe një operator i ri i telefonisë mobile. Brenda gjashtë muajsh Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) planifikon të hapë mundësinë që edhe operatorë të rinj të aplikojnë për brez të ri frekuencor.

Sipas kreut të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, kjo nënkupton që vitin e ardhshëm përveç operatorëve ekzistues mund të futet në treg edhe ndonjë kompani e re që ofron shërbime të telekomunikimit.

“Ende nuk ka ndonjë datë të saktë për operatorin e tretë. Mund të ndodhë gjatë këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm”, thotë Gashi për Infokusin.

Por, sipas tij, gjithçka varet nga konsultimet me Qeverinë e Kosovës dhe analizën e detajuar që do ti bëhet tregut vendës para hapjes së aplikimit për brez të ri frekuencor.

-Advertisement-

Në bazë të procedurave standarde e tërë procedura e konsultimeve zgjatë gjashtë muaj./Infokusi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera