Hetem Ramadani flet për Rambujenë: E çova në drekë Thaçin e Veselin, u thashë nuk bën të nënshkruani
Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 20 April 2018
Medituesi dhe studiuesi i fizikës kuantike e mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, ka treguar për herë të parë një histori që kishte ndodhur në Rambuje, në kohën kur po behshin negociata të forta mes palës kosovare dhe saj serbe gjatë vitit 1999. Ai në një intervistë në T7 përballë Berat Buzhalës ka thënë se ishte ai që i ka ndaluar bisedimet në Rambuje. Ramadani ka treguar si është takuar me Thaçin Veselin e Halitin.
“ Unë e kam ndaluar Rambujenë. Këta kanë qenë do djem të ri dhe nuk i kanë ditë gjërat mirë. Unë kam qenë në kontakt gjatë gjithë kohës me Xhavit Halitin. I kam të gjitha dokumentet se si është ndërruar oferta nga drejtuesit e dialogut, ndërkombëtarët”.
Ai ka treguar se si është takuar me Hashim Thacin e Kadri Veselin.
“ Unë shkova në Rambuje, i takova Thaçin, Veselin e të gjithë të tjerët. I çova në dreke dhe ju tregova se kjo punë nuk bën të nënshkruhet. Unë në bashkëpunim me Adem Demacin e kemi sjell Thaçin në Rambuje, dhe aty ia kemi dhënë besën njeri tjetrit që kjo marrëveshje mos të nënshkruhet.
Ramadani thotë se kishte informata të sakta se çka do të ndodhte në Rambuje.
“Kisha informata se çka do të ndodhte nëse do të nënshkruhej marrëveshja e ofruar në Rambuje. E kisha një njeri që e kisha shëruar dhe kisha informata se çka do të ndodh. Tani më vonë u nënshkruaj marrëveshja që e din të gjithë nga Hashim Thaçi”.
Të tjera
-
LDK e PSHDK bashkë në zgjedhje, Abdixhiku thotë se dy partitë i bashkon Rugova e Mark Krasniqi
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë sot pjesë në Kuvendin e XI zgjedhor ...
-
Vdes infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti
Ka ndërruar jetë infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kur...
-
“Klubi i stërvjetruar politik”, VV sulmon opozitën për premtimet për rritje pagash
Lëvizjes Vetëvendosje po i pengojnë premtimet për rritje të pagave nga partit...
-
AAK vazhdon mobilizimin në Austri, Kadrijaj: Diaspora në mbështetje të Aleancës
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ti...
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...