Auto&Tech

Tualetet e mençura kineze me Wi-Fi, dhe me ID që identifikon fytyrën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 20 April 2018

Kina është në mes të procesit të ‘revolucionarizimit të tualetit’.

Përpjekjet që kanë filluar më 2015 me kërkesën e presidentit Xi Jinping, kanë bërë që tualetet publike, pos pastërtisë të ofrojnë privatësi dhe lehtësira teknologjike që do t’ju ndihmojë shfrytëzuesve.

Brenda tyre ka Wi-Fi, bankomate, sisteme për pagesën e faturave dhe televizione, në mënyrë që të përfundohen të gjitha obligimet. Madje, në disa është vendosur edhe sistemi që identifikon në bazë të fytyrës.

-Advertisement-

Në tualetet e dy qyteteve ku është vendosur ky sistem, pas skanimit të fytyrës, mund t’ju ofrojë shfrytëzuesve deri në 80 centimetra më shumë letër higjienike. Përndryshe, ata duhet të presin nëntë minuta, pasi të kenë përfunduar sasinë caktuar dhe iu duhet letër shtesë.

Ideja pas kësaj, është të kursehet letra dhe të parandalohet vjedhja saj dhe e sapunëve.

Meqenëse në tualete publike gjithmonë vidhej letra higjienike, presidenti Jongping, kërkoi të të krijohet teknologjia që identifikon fytyrat.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera