Ekonomi

46 mijë euro veç për flamuj të Policisë

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 20 April 2018

Flamujt që deri tani valonin para stacioneve të Policisë, më nuk do të jenë të njëjtit. Ata tash e tutje do të furnizohen me flamuj të rinjë, kostoja e të cilëve po del të jetë kogja e lartë, shkruan Infokusi.com.

Furnizimi i Policisë me këta flamuj pritet ta “tkurrë” buxhetin e vendit më të varfër në rajon për rreth 50 mijë euro. Pothuajse aq është vlera e tyre.

Policia e Kosovës ka shpallur tender në vlerë prej 46 mijë e 80 euro për furnizim me flamuj të Policisë, si dhe flamuj shtetëror, shkruan Infokusi.com.

-Advertisement-

Kështu thuhet në njoftimit për kontratë që ka publikuar PK-ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se tenderi është u vlefshëm 60 ditë. E në bazë të këtij tenderi kompania që do ta furnizojë policinë me këta flamuj duhet të dorëzojë kogja dokumente.

“ Deklarata nën betim nga tenderuesi duke përdorur formën e përcaktuar ne dosjen e tenderit, Vërtetim nga Administrata Tatimore, Vërtetimin nga Gjykata Themelore – Departamenti për Çështje Ekonomike – origjinal / kopje e noterizuar e Vërtetimin nga Gjykata Themelore – origjinal /kopje e noterizuar” , janë vetëm disa nga dokumentet që kërkohen për të ofertuar për këtë tender.

Afati i fundit për pranim të tenderëve është më 15 maj 2018 në ora 14: 00, ndërsa po këtë ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve./Infokusi

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy