“Kosova nuk ka mish sa ka kërkesa”
Autori: Gazeta inFokus
11:53 | 20 April 2018
Prodhimi vendor i mishit nuk mjafton për plotësimin e nevojave të qytetarëve të Kosovës. Prandaj kompanitë kosovare këtë mungesë po e plotësojnë duke rritur importin nga vendet e ndryshme.
Njohësit e zhvillimeve ekonomike thonë se institucionet shtetërore duhet t’i stimulojnë fermerët për të investuar në këtë sektor duke dhënë më shumë grante e subvencione.
Kosova nuk i përmbushë kërkesat e qytetarëve për furnizim me mish. Të dhënat e Doganës tregojnë se nga produktet ushqimore më së shumti importohet mishi dhe produktet e tij.
E sipas pronarit të Fabrikës për Përpunimin e Mishit “Meka”, Burim Piraj, shpeztarët dhe blegtorët vendorë duhet të rrisin kapacitetet prodhuese.
“Kosova nuk i plotëson kërkesat për mish të shpezëve e as për mish të gjedhit, dhe për këtë arsye importet janë shumë të mëdha. Duhet të kalojë kohë shumë e gjatë që blegtorët dhe shpeztarët kosovarë t’i ngrehin kapacitetet e veta për të qenë të aftë që të furnizojnë tregu e Kosovës”, tha Piraj.
Piraj konsideron se që nga paslufta fondi i bagëtive është zvogëluar shumë dhe interesimi i qytetarëve për t’u marrë me blegtori dhe shpeztari është shumë i vogël.
Sipas tij, duke pas parasysh veshtirësitë me të cilat ballafaqohen prodhuesit vendorë, nuk pritet që ky problem të zbutet në një afat të shkurtër kohor. Ndërkohë njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa, konsideron se fermerët kanë nevojë për më shumë përkrahje.
“ Është e rëndësishme të stimulohen fermerët me masat me politikat fiskale në doganë duke përkrahur edhe me subvencione grante e edhe me mekanizma të tjerë. Kosova është vend i vogël, nuk ka nevojë të importojë mish nga jashtë”, tha Bellaqa.
Bellaqa mendon se importi i mishit nga vendet e largëta nuk mund të jetë i sigurt për konsum. Ai konsideron se Kosova duhet të prodhojë më shumë mish, ndërsa shteti duhet të rrisë doganën për import të mishit nga vendet e tjera.
Departamenti për Politika Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën kanë thënë se prioritetet për politikat bujqësore për sektorin e mishit në të ardhmen do të orientohen në, standardet e klasifikimit, standardet e prodhimeve të mishit, implementimi i sistemeve të sigurisë së ushqimit, rritjen e buxhetit si dhe promovimi i bashkëpunimit të prodhuesve dhe përpunuesve të mishit.

T� tjera
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...






























