Auto&Tech

Audi R8 V10 Plus i ri me 610 kuajfuqi

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 17 April 2018

Një nga modelet më atraktive në hapësirën ekspozuese të Audit në Neckarsulm është padyshim R8 V10 Plus i kaltër, i cili është i pajisur me të gjitha elementet që Audi Sport ofron në katalogun e pjesëve opsionale “Performance Parts”.

Audi R8 V10 Plus është njëri nga veturat më të fundit super-sportive e cila ka motor benzinë 5.2-litër V10 dhe kapacitet prej 610 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik prej 7 shpejtësive, transmeton Koha.net. Motori i këtij modeli është i vendosur në mes të veturës. Po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ky R8 V10 Plus e arrin për 3,2 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 330 km/h.

Për blerësit të cilët janë të gatshëm të paguajnë më shumë se çmimi standard i këtij R8 V10 Plus (196,000 euro), Audi Sport ka përgatitur opsione shtesë të cilat vitin e kaluar janë prezantuar në katalogun “Performance Parts”, dhe modeli në hapësirën ekspozuese e Audit në qytetin gjerman Neckarsulm tregon se si duket R8 me të gjitha opsionet e ofruara.

-Advertisement-

Përveç ndryshimeve në karroceri, të cilat asocojnë modelin për gara R8 GT4, ky R8 V10 Plus vjen edhe me amortizatorët e rregullueshëm përmes butonit, rrotat 20-inç nga alumini me ngjyrë të zezë dhe goma 245/30 të përparme dhe 305/30 të pasme.

Ndryshimet në interier përfshijnë lëkurën Alacantara si dhe detajet tjera nga fibra të karbonit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera