“Iphone x” me vetëm 40 dollarë
Autori: Gazeta inFokus
22:46 | 07 April 2018
Në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë, një numër i madh kompanish prezantuan “smartphonet” që kanë karakteristika pothuajse të njëjta me pajisjen 999 dollarëshe të “Apple”, iPhone X, por të vlerësuar me një çmim shumë më të ulët.
Ja një vështrim në disa nga sfiduesit e iPhone X.
Blackview A30
“Shenzhen Doke Electronics Co” është firma pas këtij celulari të ngjashëm me iPhone X. Pajisja nuk është prodhuar akoma, por përfaqësuesit e firmës thanë se do të jetë gati gjatë këtij viti. Madje, pajisja kishte një printim të faqes së parë të iPhone në ekran, për shkak se kompania nuk kishte ende një prototip të gatshëm. Sistemi operativ do të jetë “Android Go”, version ky më pak intensiv i sistemit operativ të “Google”. Celulari do të kushtojë 40 dollarë.
Noa N10
Firma kroate “Hangar 18” prezantoi “Noa N10”, një celular me ekran 6.2 inç, ekran ky më i madh se ai prej 5.8 inç i iPhone X. Njësoj si iPhone X, ky “smartphone” ka një kamerë të dyfishtë në pjesën e pasme dhe ekran “full high-definiton”. Noa N10 ka veçorinë e zhbllokimit të telefonit më anë të skanimit të fytyrës që quhet “Face ID”. Telefoni do të kushtojë rreth 360 dollarë.
Doogee V5
“Doogee” është një tjetër prodhues kinez celularësh që merr “shënime” nga “Apple”. “V5” është oferta e tyre e fundit dhe ky celular ka një ekran prej 6.2 inç. “Doogee” ka arritur të vendosë një sensor të gjurmëve të gishtave në pjesën e poshtme të ekranit, duke lejuar këtë të fundit të jetë më i madh. Kompania nuk ka njoftuar ende një çmim për pajisjen.
Leagoo S9
Një tjetër celular me dizajn të ngjashëm me “iPhone X” është “Leagoo S9”. Është prodhuar nga firma kineze “Leagoo” dhe ka ekran me madhësi 5.85 inç. Sistemi operativ është “Android” dhe kushton 125 dollarë.
Wiko View 2 Pro
“Wiko View 2 Pro” nuk e kopjon tërësisht dizajnin e “iPhone X” por ka gjurmë të tij. Ndër karakteristikat më të mira të tij përfshihet zhbllokimi me anë të skanimit të fytyrës dhe kamera e dyfishtë. Ai kushton 365 dollarë.
SCAN

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...




































